VIDEO/ Ish-lojtari i Partizanit i jep një barazim të rëndësishëm Dritës ndaj Prishtinës. Në stadium edhe mbrojtësi i Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 20:06

VIDEO/ Ish-lojtari i Partizanit i jep një barazim të rëndësishëm Dritës ndaj Prishtinës. Në stadium edhe mbrojtësi i Tiranës

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës, e vlefshme për javën e 30 në Superligën e Kosovës.bandicam 2020-07-12 19-53-23-403

U zhvillua një përballje spekatkolare në “Fadil Vokrri”, ku ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Krasniqit në minutën e 6’. Me këtë rezultat vazhdoi ndeshje deri  në minutën e 80’ aty ku ish-lojtari i Partizanit, Astrit Fazliu ia doli të shënojë për Dritën duke barazuar shifrat, rezultat me të cilin u mbyll e gjithë ndeshja.

Ky barazim ishte shumë i vlefshëm për Dritën që qëndron në vendin e parë me 65 pikë, 4 më shumë se Gjilani i vendit të dytë, ndërsa Prishtina renditet në vendin e 4-t me 58 pikë.

auto_2276177_pjimage-56_ls1594569251

I pranishëm për të ndjekur ndeshjen në “Fadil Vokrri” ishte edhe mbrojtësi i Tiranës, Tefik Osmani.

Ndërkohë Gjilani mori gjithashtu një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti 2-0 Drenicën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"