VIDEO/ Përballja ndaj Juventusit, Marash Kumbulla i pafat. Ndëshkohet me karton të kuq në fundin e ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 19:59

VIDEO/ Përballja ndaj Juventusit, Marash Kumbulla i pafat. Ndëshkohet me karton të kuq në fundin e ndeshjes

Juventusi ka mposhtur Veronën me rezultatin minimal 2-1 në takimin e vlefshëm për javën e 4-t të Serisë A. Titullar në këtë përballje ka qenë edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla.

Kumbulla kartoni i kuq

Ndryshe nga sfida ndaj Milanit, ku rezultoi më i miri në fushë, shkodrani në sfidën e sotme ishte i pafat, teksa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në sekondat e fundit të lojës.

Marash Kumbulla

Kumbulla pengoi në limitet e zonës mesfushorin Matuidi, teksa gjyqtari nuk e ka falur duke i drejtuar kartonin e dytë të verdhë. Të verdhin e parë mbrojtësi  e mori në minutën e 16-të. Ai do të mungojë në sfidën e radhës ndaj Udinezes në shtëpi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"