VIDEO/ Penalltia e Morenos shtang madrilenët, Reali i Madridit nuk shkon më shumë se barazim ndaj Vijarealit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 18:34

VIDEO/ Penalltia e Morenos shtang madrilenët, Reali i Madridit nuk shkon më shumë se barazim ndaj Vijarealit

Përfundon 1-1 sfida midis Vijarealit dhe Real Madridit. 

real madrid

Pas një pjese të parë në avantazh madrilenët me autor të golit Mariano Diaz në minutën e dytë të ndeshjes, pas një krosimi perfekt nga Karvahal dhe nga ku sulmuesi spanjoll Diaz ka shënuar me kokë në një pozicion të vështirë.

Pjesa e dytë mori një tjetër rrjedhë ku penalltia e Zherard Morenos në minutën e 76′ shtangu lojtarët madrilen të cilët nuk arritën as sfidën e sotme të dilnin nga fusha me 3 pikë.

real madrid 1

Me këtë barazim Real Madrid renditet në vendin e 4 me 17 pikë të grumbulluara.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"