VIDEO/ Penalltia e Behiratçes e dyshimtë, njihuni me moviolën e Dinamo-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2023 | 13:33

VIDEO/ Penalltia e Behiratçes e dyshimtë, njihuni me moviolën e Dinamo-Teuta

Dinamo-Teuta ishte një ndeshje me shumë raste për moviolë. Ndoshta situata më e sikletshme është ajo e minutës së 80-të, ku gjyqtari Kreshnik Bajramaj dha një 11-metërsh pasi pa pamjet në VAR. Ndoshta vendimi është pak i nxituar nga ana e gjyqtarit.

bandicam 2023-10-22 18-46-09-388

MINUTA E 2-të: Rast tepër i dyshimtë në zonën e Dinamos, me Rusten Hoxhën që largon topin me këmbë, por që më pas prek edhe dorën. Pretendojnë penallti durrsakët, por vijon lojën Bajramaj, me VAR-in që nuk ndërhyn. Rast shumë i dyshimtë në startin e sfidës. (VIDEO)

MINUAT E 5-të: Gjinollari ndërhyn në zonë ndaj Denison që rrëzohet dhe pretendon penallti. Moment i dyshimtë, por sërish kryesori vijon lojën, me VAR-in që nuk ndërhyn. (VIDEO)

MINUTA E 55-të: Ekipi i Teutës pretendon për penallti për një prekje të topit me dorë të Hoxhajt. Vijon lojën gjyqtari dhe me aksionin që përfundon në gol te Dinamo. Moment i dyshimtë, ndërsa sërish VAR-i nuk ndërhyn. (VIDEO)

MINUTA E 71-të: Fili godet portën, grushton Rexhepi dhe topi shkon te Peposhi që shënon. Anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Ndërhyn VAR-i dhe anulon vendimin, duke e konsideruar gol të rregullt. (VIDEO)

MINUTA e 80-84-rt: Behiratçe prek topin me dorë në zonë pas një dyluftimi. Fillimisht gjyqtari lejon avantazhin, por më pas thërritet nga VAR-i. Risheh pamjet dhe akordon penallti për Teutën. Edhe nga pamjet, penalltia është shumë e dyshimtë. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"