VIDEO/ Partizani nuk gabon përballë Kukësit, fiton në shtëpi dhe i “ngjitet” Tiranës në garën për titull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2023 | 0:13

VIDEO/ Partizani nuk gabon përballë Kukësit, fiton në shtëpi dhe i “ngjitet” Tiranës në garën për titull

Partizani arriti një fitore shumë të rëndësishme në garën për titull duke mundur në “Arenën e Demave” Kukësin me rezultatin 3-1, e vlefshme për javën e 32-të të Superiores.

bandicam 2023-05-06 18-25-30-814

Të parët që kaluan në avantazh ishin verilindorët, me kapitenin Gjelbrim Taipi, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 9’.

Në minutën e 25’, Da Silva vendosi baraspeshën po nga një penallti, ndërsa pesë minuta më vonë, Atanaskoski përmbysi shifrat.

Në pjesën e dytë, ishte sërish Da Silva ai që vulosi fitoren me golin e tretë për të kuqtë.

Kështu Partizani vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë me 57 pikë, dy më pakë se Tirana kryesuese, ndërsa Kukësi vazhdon të jetë në vendin e 8-ë duke luftuar për mbijetesë.

REZULTATI:

PARTIZANI 3-1 KUKËSI

V. Da Silva (P) 25′, 59′, Atanaskoski 28′ / Gj. Taipi (P) 9′

KOMENTI LIVE:

90+4′ Mbyllet sfida me fitoren e Partizanit!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

83′ Matondo provon me një gjuajtje potente nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë.

77′ Zëvendësim i dyfishtë te Partizani. Largohen Mba dhe Murataj, në vendet e tyre futen Mensah dhe Bilali.

75′ Mba kombinohet bukur me Muratajn dhe ky i fundit provon me një top të ngritur ndaj portierit, por largohet nga Bytyçi.

73′ Ebert provon nga shumë afër portës, por tentativa e tij ndalet nga Rexhepi.

72′ Rexhepi ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë të lojës.

71′ Zëvendësim i dyfishtë te Partizani. Largohen Menish dhe Da Silva, në vendet e tyre futen Gueje dhe Cara.

70′ Zëvendësim i dyfishtë te Kukësi. Largohen Momoh dhe Lamçe, në vendet e tyre futen Sula dhe Dragoshi.

66′ Zëvendësim te Partizani. Largohet Rrapaj dhe në vendin e tij futet Hoti.

59′ GOOOL PARTIZANI 3-1/ Mba provon me një gjuajtje dhe topi që shkon te Da Silva, me këtë të fundit që nuk gabon nga shumë afër.

56′ Zëvendësim te Kukës. Largohet Mbarak dhe në vendin e tij futet Basha.

55′ Mba provon të kalojë Embert dhe pretendon për një top të prekur me dorë, por loja vazhdon.

54′ Rrapaj bie në zonë dhe pretendon për penallti, por Xhaja nuk e shikon të tillë. Konfirmohet dhe nga VAR-i.

46′ Dy zëvendësime te Kukësi. Largohen Delimediac dhe Barbosa, në vendet e tyre futen Sh. Taipi dhe Xhonson.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ Da Silva lë një top në zonë për Atanaskoskin, por tentativa e këtij të fundit shkon mbi kuadrat.

40′ Da Silva provon nga goditja e dënimit dhe gjen vetëm rrjetën e jashtme.

39′ Momoh ndalon një top me dorë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

38′ Barbosa shkakton një faull në sulm dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

33′ Rashiti provon me një gjuajtje me të majtën nga distanca, por Rexhepi e kontrollon pa probleme.

28′ GOOOL PARTIZANI 2-1/ Da Silva provon me një gjuajtje brenda zonës, por Halimi e ndal. Topi më pas rikthehet te Atanaskoski, i cili me kokë gjen rrjetën.

25′ GOOOL PARTIZANI 1-1/ Viktor Da Silva niset nga pika e bardhë dhe rivendos barasopeshën.

24′ Vjen vendimi nga VAR-i. Ka penallti për Partizanin.

22′ Rrapaj dhe Ndreca luftojnë për topin dhe Xhaja e akordon faull për verilindorët, por ai thirret nga VAR-i.

20′ Rrapaj provon me një gjuajtje nga distanca, tentativa e së cilit ndalet pa probleme nga Halimi.

18′ Hadroj provon me një gjuajtje berenda zonës, por ndalet nga këmbët e Bytyçit.

9′ GOOOL KUKËSI 0-1/ Gj. Taipi nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.

8′ Ka penallti për Kukësin. Xhaja akordon 11-metërsh pas një topi të prekur me dorë nga Menish.

1′ Starton sfida në “Arenën e Demave”!

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Rexhepi, Atanaskoski, Telushi, Preka, Menish, Hadroj, Matondo, Murataj, Rrapaj, V. Da Silva, Mba.

Trajner: Xhovani Kolela

KUKËSI: Halimi, Lamçe, Ebert, Bytyçi, Ndreca, Mbarak, Momoh, Gj. Taipi, Delimedjac, Barbosa, Rashiti.

Trajner: Rraman Hallaçi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"