VIDEO/ Partizani “kërcënon” Romën e Murinjos: Kemi dy dekada në lojë, s’keni ça na boni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2023 | 12:08

VIDEO/ Partizani “kërcënon” Romën e Murinjos: Kemi dy dekada në lojë, s’keni ça na boni

Partizani do të luajë një miqësore luksi ndaj Romës. Në datën 12 gusht, të kuqtë do të presin në “Air Albania” të besuarit e Murinjos, teksa përgatitjet për këtë takim kanë nisur prej ditësh.

partizani roma

Veç ndeshjes në “Air Albania”, do të jetë i ftuar edhe këngëtari i njohur, Noizy i cili do të performojë para fillimit të takimit. Ndërkohë, klubi ka përzgjedhur pikërisht këngën “Medaljoni” të këngëtarit, për të bërë edhe video-promon e ndeshjes.

“Kemi dy dekada n’lojë, s’keni ça na boni”, është një nga vargjet e këngës së përdorur në video-promo. Ndeshja miqësore do të luhet në datën 12 gusht në stadiumin “Air Albania” dhe për këtë takim, kanë dalë në shitje edhe biletat.

(SHIH VIDEO)


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"