Video/ Partizani gjen fantazist, shumë pranë akordit me ish-lojtarin e Tuentes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2018 | 11:25

Video/ Partizani gjen fantazist, shumë pranë akordit me ish-lojtarin e Tuentes

Shadrah Eghan është një tjetër futbollist që i është ofruar Partizanit në orët e fundit. Burime nga menaxherët bëjnë me dije se dosja dhe të dhënat e mesfushorit 24- vjeçar nga Gana ka mbërritur në zyrat e klubit të kuq dhe marrëveshja është shumë pranë zyrtarizimit ashtu siç bëri me dije “Panorama Sport” në versionin print.

Eghan-2-1

Eghan është me tipare sulmuese, por arrin edhe të mbrojë mirë. Nga 2013 deri në 2017, ai ka qenë pjesë e holandezëve të Tuentes, me të cilët ka luajtur 41 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola. Gjatë kësaj kohe ai është huazuar në disa ekipe, por nuk ka mundur të lërë gjurmë. Momentalisht është pa skuadër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"