VIDEO/ Partizani bën detyrën pa shkëlqyer, fiton ndeshjen e parë në Andorra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2023 | 23:58

VIDEO/ Partizani bën detyrën pa shkëlqyer, fiton ndeshjen e parë në Andorra

Partizani ka fituar në transfertën përballë Atletik Eskaldes në ndeshjen e parë të vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës.

atletik eskaldes partizani

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Mba në minutën e 53’. Pas një gabimi të portierit, sulmuesi arriti të përfitonte dhe të shkundte rrjeteën e kundërshtarit.

Të kuqtë kanë shpërdoruar raste të pafundme duke mos arritur të finalizojnë si duhet. Tashmë Partizani do të presë javën tjetër kundërshtarët për tu përballur në sfidën e dytë.

9b6c2950-f723-421c-afd2-1affe8fcafef

ATLETIK ESKALDES 0-1 PARTIZANI

53′ Mba

NGJARJET KRYESORE

90’+9′ Mbyllet sfida.

90’+7′ Pak minuta nga përfundimi i sfidës, Gjelbrim Taipi ndëshkohet nga arbitri me karton të verdhë.

90’ Akordohen 7 minuta.

86′ Ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj futbollistit të Eskaldes, Mba ndëshkohet me karton të verdhë.

84′ Taipi i pason topin Da Silvës, por ky i fundit shpërdoron sërish.

83′ Mba gjuan, por Morales bllokon topin. Futbollisti ka një tjetër mundësi por e shpërdoron.

79′ Kocijan ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli të shkaktuar.

71’ Një aksion model i Partizanit. Mba i pason topin Da Silvës, ky i fundit godet por nuk arrin të shënjestrojë si duhet katërkëndëshin.

68’ Maget provon me kokë, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet.

65’ Bilali dhe Taipi në lojë, largohen Rrapaj dhe Mehmeti.

53’ GOOOL PARTIZANI 0-1! Zhbllokohet më në fund sfida, Mba pëfiton nga gabimi i portierit kundërshtar dhe kalon në avantazh të kuqtë.

46′ Nis pjesa e dytë. Da Silva dhe Maget hyjnë në lojë, largohet Grezda e Murataj.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë.

46’ Cara shërben për Grezdën, ky i fundit godet me të djathtën por nuk arrin të shënjestrojë si duhet kuadratin.

45’ Murataj ndërhyn ashpër ndaj një kundërshtari dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

45’ Akordohen 4 minuta shtesë.

40’ Grezda gjuan me të djathtën, por topi përfundon jashtë

38’ Aksion individual i Carës, i cili rrezikon dhe godet drejt portës, por Morales iu mohon golin.

33’ Kombinim i mirë mes Carës dhe Mbasë, por ende nuk po gjejnë golin.

29’ Aguero godet drejt portës, topi devijohet dhe shkon në duart e Qirkos.

28’ Aguero harkon drejt zonës së Qirkos, Kocijan largon topin.

22’ Cara godet drejt portës, por nuk ka rrezik për portierin pasi topi i shkon drejt e në duar.

13’ Cara gjuan nga goditja e dënimit, topi ndalet nga muri mbrojtës.

12’ Rrapaj godet me të majtën, por topi ndalet nga Morales.

8’ Lopez harkon nga goditja e dënimit drejt zonës, por njëri nga mbrojtësit e Partizanit e largon rrezikun.

6’ Cara kroson për Mba, por ky i fundit nuk arrin ta kapë topin.

2’ Eros Grezda tenton të godasë drejt portës, por mbrojtja kundërshtare nuk e lejon.

1′ Starton dueli!

Formacionet:  

ESKALDES: Grasia, Aguero, Sgro, Morales, Lopez, Buharma, Ferrer, Paez, Rabazo, Abreu, Piloto
TRAJNER: DANIEL LUQUE TENEDOR

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Kocijan, Sota, Hadroj, Murataj, Mehmeti, Rrapaj, Grezda, Cara, Mba
TRAJNER. ZORAN ZEKIÇ

ESKALDES

PARTIZANI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"