VIDEO/ Paraqitje fantastike, mbrojtësi shqiptar i shënon gol Dinamos së Kievit në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2024 | 21:08

VIDEO/ Paraqitje fantastike, mbrojtësi shqiptar i shënon gol Dinamos së Kievit në kampionat

Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Hajdin Salihu ka shënuar një tjetër gol në Ukrainë. Ai gjeti rrugën e rrjetës në barazimin e skuadrës së Çerkasit kundër gjigantit ukrainas, Dinamo Kiev. Kjo ndeshje përfundoi në barazim 1-1, teksa ishte e vlefshme për javën e 23-të të elitës së futbollit ukrainas. 

salihu

Për mbrojtësin 22-vjeçar është goli i dytë i shënuar në kampionatin elitar të Ukrainës. Ai për ekipi ne tij Çekasi ka luajtur gjashtë ndeshje. Salihu nuk është shqiptari i vetëm te kjo skuadër, pasi aktivizohet edhe mesfushori Muharrem Jashari, i cili së bashku me Salihun ishin titullarë duke kompletuan të gjithë sfidën. Dy futbollistët iu bashkuan në janar Çerkasit nga skuadra e Dritës. 

Skuadra ukrainase ku aktivizohen 2 shqiptarët e Kosovës, renditet në vendin e nëntë me 26 pikë, ndërsa Dinamo Kievi është në vend të tretë me 45 pikë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"