Dy mungesa të sigurta për blutë, ja “kurthi” i Mehmetit për Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2024 | 9:48

Dy mungesa të sigurta për blutë, ja “kurthi” i Mehmetit për Egnatian

Për ndeshjen e sotme kundër Egnatias trajneri Mehmeti do të ketë disa mungesa.

dinamo

Të sigurta janë ato të mesfushorit Erisildo Smaçi dhe sulmuesit Ardit Tahiri, por atyre mund t’u bashkohet edhe Patrik Bardhi. Më e rëndësishme është mungesa e Smaçit, i cili ka luajtur titullar kohët e fundit.

Për trajnerin Mehmeti mbeten vetëm Gudiabi dhe Qefalija të gatshëm për qendrën e mesfushës, ndërkohë mund të përshtatet ndonjë lojtar tjetër si Mija apo Lorran, nëse ai vendos të luajë me 3 lojtarë në këtë repart. Tahiri nuk është rikuperuar nga dëmtimi në kavilje dhe do të mungojë edhe kundër Egnatias.

Në stërvitjen e fundit ka munguar për arsye shëndetësore edhe Bardhi dhe nuk dihet, nëse do të jetë apo jo në dispozicion të ekipit sot. Stafi blu duhet të vendosë, nëse do të luajë me 3 lojtarë në mesfushë, si në Shkodër, apo me skemën klasike të këtij sezoni, me 4 sulmues nga minuta e parë. Kjo skemë ndoshta do të ishte e rrezikshme ndaj një kundërshtari si Egnatia.
di

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"