Asgjë për të humbur, Laçi tenton fitoren sot në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2024 | 10:25

Asgjë për të humbur, Laçi tenton fitoren sot në Korçë

Laçi ka ende shpresë për të qëndruar në Superiore edhe sezonin e ardhshëm pa pasur nevojën e ndeshjes shtesë.

LACI

Kurbinasit vijnë nga fitorja e rëndësishme me Tiranën dhe kërkojnë të tjera pikë të çmuara në transfertën e Korçës. Por përballë kanë një skuadër që kërkon një vend në “Final 4”, kështu që do të jetë shumë e vështirë. Trajneri Armando Cungu nuk ka mungesa për këtë sfidë, pasi kthehet nga skualifikimi edhe kapiteni Dajko.

Diferenca me Teutën, rivalin më të afërt në renditje, është 2 pikë. Durrsakët kanë një ndeshje të lehtë në letër me Erzenin dhe Laçi duhet të marrë pikë sot ndaj Skënderbeut, në të kundërt duhet të bëjë llogaritë për në “play-out”. Kurbinasit nuk kanë çfarë humbin në ndeshjen e sotme dhe do të përpiqen t’i kthejnë reston ekipit korçar për humbjen e fazës së tretë, ku u ndëshkuan më minutat e fundit të ndeshjes. Në Korçë luhet futboll në mënyrë komode dhe Laçi do të tentojë surprizën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"