VIDEO/ Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, tenistja ruse vrapon të ndihmojë ukrainasen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2022 | 22:25

VIDEO/ Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, tenistja ruse vrapon të ndihmojë ukrainasen

Sporti bashkon, edhe në periudhën e një lufte të tmerrshme siç është ajo që po përjetojnë në Ukrainë pas pushtimi rus. Rastin konkret e ka treguar sot një turne i tenisit të femrave në Berlin, me një skenë mjaft interesante mes dy sportisteve që i përkasin pikërisht këtyre dy vendeve.

2,w=993,q=high,c=0.bild

Ukrainasja Anhelina Kalinina, numri 37 në botë, ndeshej me numrin 12 të botës, rusen Daria Kasatkina në raundin e parë të turneut. Në fillimin e setit të dytë, Kalinina ndrydhi kyçin e këmbës dhe u rrëzua në tokë mes dhimbjeve.

Kasatkina veproi me shpejtësi, mori një qese me akull dhe vrapoi drejt tenistes ukrainase duke ia vendosur në këmbë. “Nuk e pashë çfarë i ndodhi por ajo ishte me dhimbje në tokë dhe desha ta ndihmoja”, tha tenistja ruse pas ndeshjes të cilën e fitoi më pas me shifrat 2-1. Kasatkina dhe tenistet e tjera ruse janë lejuar të marrin pjesë në turneun në Gjermani duke garuar pa flamurin e vendit të tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"