Video / Olainka shënon përsëri. Më i bukur goli apo festimi?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2017 | 12:51

Video / Olainka shënon përsëri. Më i bukur goli apo festimi?

Peter Olainka duket se më në fund ka filluar të ambientohet me kampionatin çek të futbolli. Ish-futbollisti i Bylis dhe Skënderbeut, dje ka realizuar golin e 6-të në kampionat me fanellën e Dukla Praga, ku është golashënuesi më i mirë i skuadrës e cila gjendet në mesin e tabelës së klasifikimit.

olayinka

Sulmuesi 21-vjeçar dje realizoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 të Dukla Pragës ndaj Slovan Liberec dhe e festoi në mënyrë mjaft origjinale rrjetën e tundur.

E megjithatë, ashtu si goli që shënoi një javë më parë, edhe ky nuk solli pikë për Dukla Pragën që u mund me shifrat 3-1. Në fund të sezonit, Olainka pritet të kthehet përsëri te belgët e Gent, por nuk dihet nëse do të qëndrojë atje apo do të huazohet përsëri në një klub tjetër për të luajtur rregullisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"