VIDEO/ Nuk ka hakmarrje për Interin, Reali e ndëshkon me një gol nga… stoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2021 | 23:55

VIDEO/ Nuk ka hakmarrje për Interin, Reali e ndëshkon me një gol nga… stoli

Interi ka pësuar një humbje shokuese 0-1 kundër Real Madrid duke e pësuar vetëm në minutën e fundit të takimit.

rodrgio

Zikaltrit bënë një lojë të mirë duke krijuar disa raste me Xhekon dhe Lautaron, por pa rezultat. Reali dominoi në pjesën e dytë duke marrë kontrollin e lojës, dhe u desh të vinte fundit i takimit që madrilenët të shënonin. Rodrigos të ardhur nga stoli i mjaftuan vetëm 15 minuta për të ndëshkuar zikaltrit dhe për t’i dhënë 3 pikët e para në grup Realit.

Interi nuk arrin të hakmerret dot pas dy humbjeve të pësuar sezonin e kaluar kundrejt Realit, ku mesa duket skuadra spanjolle e ka gjetur recetën e fitores me zikaltrit.

REZULTATET

INTER-REAL MADRID 0-1

Rodrigo 90′

SHERIF TIRASPOL-SHAKTAR DONJETKS 2-0 ( E përfunduar)

FORMACIONI ZYRTAR

INTER REAL

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"