Champions/ Borusia e nis me këmbën e mbarë, çudit ekipi që eliminoi Teutën (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2021 | 23:45

Champions/ Borusia e nis me këmbën e mbarë, çudit ekipi që eliminoi Teutën (VIDEO)

Borusia e Dortmundit e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kampioneve duke mposhtur 0-2 në transfertë Beshiktashin.

haland bellingam

Verdhezinjtë bënë gjithçka në pjesën e parë duke gjetur rrugën e golit plot dy herë, ku fillimisht ishte talenti 18-vjeçar Bellingam që dërgoi në rrjetë sferën pas asitit të Munier, ndërsa në fundin e pjesës së parë dyfishoi shifrat i zakonshmi Erling Haland. Një fitore mjaft e rëndësishme për Dortmundin që ndan grupin me Ajaksin, Sportingun dhe Beshiktashin.

Në takimin tjetër, skuadra e Sherif Tiraspolit mori një fitore historike përballë Shaktarit. Edhe pse debutues, moldavët e morën ndeshjen me mjaft seriozitet duke shënuar nga një gol për pjesë me Traore dhe Jansane. Mposhtja e Teutës në fazën e parë të eliminatoreve të Champions-it, ishte vetëm një fillim për Sherifin që po i habit të gjithë me formën e saj këtë sezon.

REZULTATET 

GRUPI C

BESHIKTASH-BORUSIA DORTMUND  1-2

Montero 90+4′ / Bellingam 20′, Haland 45+3′

GRUPI D 

SHERIF TIRASPOL-SHAKTAR DONJETSK 2-0

Traore 16′, Jansane 62′

FORMACIONET ZYRTARE

GRUPI C

BESHIKTASH-BORUSIA DORTMUND

formacioni beshiktash dortmund

GRUPI D 

SHERIF TIRASPOL-SHAKTAR DONJETSK

sherif shaktar formacionet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"