VIDEO/ Nuk fitonin një trofe europian prej 42 vitesh, tifozët e Frankfurtit i vendosin “flakën” stadiumit të tyre pas suksesit ndaj Rejnxhërsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2022 | 19:50

VIDEO/ Nuk fitonin një trofe europian prej 42 vitesh, tifozët e Frankfurtit i vendosin “flakën” stadiumit të tyre pas suksesit ndaj Rejnxhërsit

Frankfurti ka fituar trofeun e Europa Ligës ndaj skocezëve të Rejnxhërsit, falë penalltive, ku në 120 minuta lojë sfida u mbyll në barazimin 1-1, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” të Seviljes.

FRA

Përveç atmosferës së jashtëzakonshme në stadiumin e njohur andaluzian, tifozët gjermanë të Frankfurtit nuk janë përmbajtur duke ndezur atmosferën në stadiumin e tyre në “Deutsche Bank Park” pas fitimit të trofeut të Europa Ligës, ku një trofe europian u mungonte prej 42 vitesh, ekzaktësisht pas triumfit në Kupën UEFA në sezonin 1979/1980.

Mbi 50.000 tifozë kanë mbushur stadiumin në shtëpinë e tyre duke festuar këtë sukses. Pamjet u bënë menjëherë virale në rrjet.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"