VIDEO/ Nuk bindi në Superiore, ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Laçit gjen rrugën e rrjetës me… Vasko De Gamën 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2023 | 16:36

VIDEO/ Nuk bindi në Superiore, ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Laçit gjen rrugën e rrjetës me… Vasko De Gamën 

Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Laçit, Serxhinjo, bëri një hap të madh në karrierën e tij në këtë merkato vere, duke u transferuar te gjigantët e Vasko De Gamës, ndërkohë që 28-vjeçari, gjeti rrugën e rrjetës ditën e sotme, në elitën e futbollit brazilian. 

Serxhinjo

28-vjeçari arriti të tunde rrjetën në minutën e 5-të në duelin ndaj Atletiko – MG të vlefshëm për javën e 20-të.

Kjo ishte ndeshja e tretë që Sexhinjo aktivizohet me fanellën e Vaskos. Vlen të theksohet fakti, se në elitën e futbollit shqiptar, braziliani nuk arriti të linte gjurmë, as mes Skënderbeut dhe as me Laçin, duke u larguar më pas në kampionatin maqedonas, ku mbajti veshur fanellën e Rabotniçkit dhe Shkupit. Nga këta të fundit u transferua në Turqi te Giresunspor.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"