VIDEO/ Një pjesë loje nuk i mjafton Kosovës, “Dardanët” munden nga Hungaria në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2024 | 22:53

VIDEO/ Një pjesë loje nuk i mjafton Kosovës, “Dardanët” munden nga Hungaria në miqësore

Kosova është mundur sot në miqësoren e dytë në drejtimin e trajnerit gjerman Franko Foda. Një humbje 2-0 ndaj Hungarisë që ka ardhur pas një ndeshje me dy fytyra për “Dardanët”.

bandicam 2024-03-26 19-02-39-681

Në pjesën e parë, Kosova ishte ajo që dominoi në lojë dhe në raste, ndërsa ekip vendas u vërshëllye edhe nga tifozeria e vet e cila pa shpesh Hungarinë të mbyllur në gjysmëfushën e saj.

Në fraksionin e dytë të lojës, vendasit nisën të shfaqeshin më shpesh para Muriç dhe Soboslai u dha qetësinë me një gjuajtje të devijuar, duke i kaluar në avantazh. Më pas, ata e kishin të thjeshtë të administronin minutat dhe para fundit, goditën për herë të dytë me Nagi, për të vulosur fitoren 2-0.

HUNGARI-KOSOVË 2-0
58′ Soboslai, 86′ Nagi

NGJARET KRYESORE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Hungarisë.

90’+1’ Vojvoda i bashkohet listës së të ndëshkuarve me karton të verdhë.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

87’ Edhe Hadërgjonaj ndëshkohet me karton të verdhë.

86’ Vendasit shënojnë edhe golin e dytë! Pas një kundërsulmi të shpejtë të Hungarisë, topi shkon te Nagi, i vetmuar në zonë, ku nuk e ka të vështirë të çojë sferën në rrjetë. (VIDEO)

83’ Berisha dhe Idrizi i lënë vendin në fushë Loshajt dhe A. Rrahmanit.

81’ Në listën e të ndëshkuarve është edhe Berisha tashmë.

80’ Aliti ndëshkohet me karton të verdhë.

75’ Soboslai ekzekuton një goditje dënimi, topi shkon direkt në duart e Muriç. (VIDEO)

73’ Rrahmani ndëshkohet me karton të verdhë.

71’ Hadërgjonaj zëvendëson Rrudhanin në radhët e Kosovës.

70’ Një harkim nga e majta në shtyllën e dytë gjen gjuajtjen fluturimthi të Aliti, sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)

68’ Nego hyn në fushë në vend të Bolla te Hungaria.

66’ Autori i golit gjuan përsëri drejt portës, por këtë herë Muriç devijon jashtë. Aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje të Varga. (VIDEO)

64’ Rrahmani, Bytyqi e Celina marrin vendin e Muriqit, Zhegrovës e Muslijës në radhët e Kosovës.

58’ Vjen goli i Hungarisë me rastin e parë të rrezikshëm para Muriç! Pas një topi të humbur nga Rudhani, sfera shkon te Soboslai i cili gjen rrjetën edhe falë devijimit të Rrahmanit. (VIDEO)

50’ Bolla lëshon një predhë në kufijtë e zonës, Muriç devijon mbi traversë. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me Shafer, Varga dhe Klainaisler në vend të Nagi, Adam dhe Gazdag në radhët e Hungarisë.

45’+3’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Pas një goditje nga këndi të vendasve, Rudhani me kokë largon rrezikun e më pas Muriç bën të tijin topin.

36’ Nisin vërshëllima nga tifozët vendas në stadium, të pakënaqur me lojën e skuadrës së tyre.

31’ Top në thellësi për Gazdag i cili hyn në zonë, Vojvoda dhe Aliti nuk e lejojnë të tentojë portën duke larguar rrezikun.

27’ Kosova deri tani ka qenë shumë më kërkuese para portës, me vendasit që jo rrallëherë janë detyruar të ndjekin mbajtësit e topit të “Dardanëve” në gjysmëfushën e tyre.

22’ Rashica nga e djathta pason për Idrizin i cili kalon topin te Muriqi por devijimi i këtij të fundit nuk gjen portën. (VIDEO)

14’ Rashica shfaqet rrezikshëm nga e majta ku gjuajtja e tij devijohet nga portieri Dibuzh. Por aksioni bëhet i pavlefshëm nga pozicioni jashtë loje i sulmuesit të Kosovës. (VIDEO)

12’ Një harkim nga e djathta e sulmit hungarez kalon gjithë pasqyrën e portës, pa u devijuar nga askush.

9’ Spektakël i Zhegrovës nga e djathta, kalon tre lojtarë dhe gjuan, por një devijim i lehtë çon topin jashtë portës hungareze. (VIDEO)

5’ Menjëherë e rrezikshme në sulm Hungaria e cila zhvendos lojën në gjysmëfushën e Kosovës.

1’ Nis ndeshja në Budapest

FORMACIONET ZYRTARE

sfdfsdfsdsdfsfdsfdsfdsfd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"