VIDEO/ Një gol vendos derbin e Kupës, Teuta eliminon Erzenin dhe kalon në çerekfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 23:40

VIDEO/ Një gol vendos derbin e Kupës, Teuta eliminon Erzenin dhe kalon në çerekfinale

Teuta ka mposhtur me rezultatin 1-0 Erzenin dhe është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

6912

Të dyja ekipet kanë pasur disa mundësi gjatë pjesës së parë por nuk arritën të finalizojnë. Në minutën e 69 të sfidës Daci shënoi për Teutën, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Por në minutën e 83’ pas një kundërsulmi Gruda vrapoi me topin nga një fushë tek tjetra duke shënuar një supergol.

Me këtë fitore Teuta kualifikohet në çerekfinale ku do të përballet me Kukësin.

TEUTA 1-0 ERZENI

83′ Gruda

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet sfida, kualifikohet Teuta!

90’+1′ Del nga loja Daci, futet Oshafi.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

83′ GOOOL TEUTA 1-0! Pas një kundërsulmi, Gruda vrapon nga porta e tyre drejt asaj të Hasanbellit dhe shënon një supergol, duke kaluar në avantazh durrsakët.

80′ Marku ndërhyn ashpër ndaj Leaos, ndëshkohet me karton të verdhë.

79′ Bespalla shkakton faull ndaj Vilës, ndëshkohet me karton të verdhë.

75′ Del nga loja Kapllani futet Bespalla.

69’ Daci tund rrjetën e portierit Hasanbelli, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

68’ Kovaçi avancon mirë me topin, por Kouro ndërhyn ashpër dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

67’ L.Vila godet fort drejt portës, por Enk reagon dhe e largon topin.

62’ Ndryshime në radhët e Teutës! Largohet nga loja Çyrbja dhe zëvendësohet nga Gruda.

60′ Katër zëvendësime nga Erzeni! Del Osmanllari futet Ademi, largohet Kahrimanoviç dhe në vend të tij hyn Alan. Troplini lë fushën e lojës dhe zëvendësohet nga Aliti, gjithashtu largohet Mehmeti dhe futet Isteri.

58’ Çyrbja kroson drejt zonës, por Iljazi ndërhyn saktë dhe largon topin.

51’ Kallaku provon nga goditja e dënimit, por topi është shumë i fortë dhe del jashtë.

46′ Nis pjesa e dytë, del nga loja Goxha.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Jepen dy minuta shtesë.

42’ Çfarë mundësie për Teutën! Beqja përfiton nga gabimi i Leaos dhe godet, por topi shkon jashtë.

36’ Situata e tensionuar, arbitri ndëshkon me karton të verdhë L.Vilën dhe Mehmetin.

35’ Mehmeti shkakton faull ndaj L.Vilës, nxehen gjakrat mes futbollistëve.

34’ Marku kroson drejt zonës për L.Vilën, i cili gjuan me kokë por nuk arrin të shënjestrojë kuadratin.

31’ Enk provon të gjejë Nonaton me një top të gjatë, por Qirko del shpejt dhe eliminon rrezikun.

26’ Çyrbja kroson drejt Beqjas i cili nuk arrin të godasë, më pas provon dhe L.Vila por topi ndalet nga muri mbrojtës.

23’ L.Vila shërben një top të gjatë për Çyrbjan por ky i fundit nuk arrin ta kapë.

18’ Marku shkakton faull ndaj Nonatos, ka goditje dënimi për Erzenin.

14’ Daci shërben për Çyrbjan i cili godet me të majtën, por topi fluturon mbi traversë.

9’ Kotobelli godet drejt portës, por topi shkon drejt duarve të portierit Hasanbelli.

8’ Kotobelli harkon drejt zonës, por Enk tregohet i vëmendshëm dhe e largon topin.

5’ Troplini gjuan topin drejt zonws, por L. Vila arrin ta largojw rrezikun.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

Teuta: Qirko, Marku, Jazxhi, Goxha, Kotobelli, Beqja, Karabeci, Çyrbja, Kallaku, L.Vila, Daci.

Trajner: Edi Martini

Erzeni: Hasanbelli, Iljazi, Enk, Leao, Osmanllari, Kahrimanovic, Mehmeti, Kovaçi, Troplini, Kapllani, Nonato.

Trajner: Xhevahir Kapllani

96bcfafe-724c-4aac-990c-84d8793fbfc9

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"