VIDEO/ Në ndihmë të mjekëve që po luftojnë koronavirusin, Kumbulla mesazh të gjithë qytetarëve të Veronës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 23:57

VIDEO/ Në ndihmë të mjekëve që po luftojnë koronavirusin, Kumbulla mesazh të gjithë qytetarëve të Veronës

Futbollisi i Shqipërisë dhe Veronës Marash Kumbulla u është drejtuar qytetarëve të ndryshëm për t’u sensibilizuar në kuadër të ndihmës së shërbimit mjekësor italian në Verona, që po përballon koronavirusin.

kumbulla

Klubi verdheblu ka zgjedhur qendërmbrojtësin 20-vjeçar për të shpërndarë mesazhin e ndërgjegjësimit për të ndihmuar të gjithë personelin mjekësor të qytetit që përfaqësohet nga skuadra e Veronës.

Verona ka vendosur që të nxjerrë në ankand fanelat e saj të disa ndeshjeve të kampionatit italian, të cilat janë firmosur nga lojtarët dhe stafi teknik.

“Kjo është uniforma ime e firmosur. E kam nxjerrë në shitje në mënyrë që të mblidhen fonde për të ndihmuar të gjithë personelin mjekësor në Verona në këtë moment tepër të vështirë. Jepni ofertën tuaj, ndihmoni dhe ju!”, shprehet në video futbollisti i talentuar shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"