VIDEO / Në Korçë luhet me një portë, Skënderbeu mund Korabin dhe barazon Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2017 | 18:23

VIDEO / Në Korçë luhet me një portë, Skënderbeu mund Korabin dhe barazon Kukësin

Skënderbeu nuk gabon dhe fut në xhep tri pikë të rëndësishme në garën e titullit me Partizanin dhe Kukësin. Korçarët mposhtën 3-0 Korabin në ndeshjen që ngriti siparin e javës së 29-të të Kategorisë Superiore.

Në një stadium të boshatisur pas dënimit të tifozëve nga Komisioni i Disiplinës, të zotëve të shtëpisë u mjaftuan vetëm dhjetë minuta për të gjetur golin me Bajram Jashanicën.

Pjesa e parë vazhdoi të luhej e tëra në portën e skuadrës mysafire, sikurse edhe e dyta ku u shënuan edhe dy gola të tjerë.

Fillimisht Hamdi Salihi dyfishoi epërsinë e Skënderbeut në të 62-n, ndërsa Bakari Nimaga vulosi suksesin dy minuta më pas.

Me këtë trepikësh kampionët e gjashtë sezoneve të fundit barazojnë në kuotën 56 Kukësin, që pas pak do të jetë mysafir i Teutës në Durrës. Partizani, që udhëheq me 58 pikë, do të luajë nesër në Shkodër ndaj Vllaznisë.

Skenderbeu gol Korabit

Minutë pas minute

90+2′ Minutat e fundit nuk sjellin ndryshim të rezultatit. Skënderbeu mund Korabin 3-0.

80′ Barazohet numri i kartonëve të verdhë. Marko Radas ndëshkohet për një prekje të topit me dorë pranë zonës korçare, duke ndalur një aksion të ekipit mik.

77′ Sokol Mziu është i ndëshkuari i parë i ndeshjes.

76′ Edhe Korabi kryen ndërrimin e fundit, me Paolo Ivanin që futet në vend të Ardit Peposhit.

75′ Skënderbeu e mbyll me zëvendësimet duke hedhur në lojë Argjend Malajn në vend të Gjergji Muzakës.

70′ Tjetër ndërrim në radhët e skuadrës vendase. Liridon Latifi i bën vend Sebino Plakut.

65′ Ilir Daja bën lëvizjen e parë nga stoli. Nazmi Gripshi futet në vend të Xhejms Aneni.

64′ GOL! Tjetër gol i korçarëve. Bakari Nimaga thellon avantazhin e Skënderbeut me një diagonale të bukur nga jashtë zone, që shkon në cepin e majtë të katërkëndëshit të Prençit.

62′ GOL! Skënderbeu thellon epërsinë. Pas një kombinimi të bukur Latifi – Muzaka, topi shkon te Hamdi Salihi i cili nuk e ka të vështirë ta shtyjë në rrjetë.

60′ Ndërrimi i dytë në radhët e dibranëve. I riu Armend Murrja zë vendin e Ardit Hoxhajt.

55′ Korabi bën zëvendësimin e parë. Jashtë loje Dejvis Cangu, në vend të tij Xhon Marinaj.

46′ Trajnerët u besojnë të njëjtëve futbollistë që mbyllën pjesën e parë. Fillon e dyta

Nis loja

Pjesa e parë

45+1′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të vendasve. Ndeshje e luajtur me një portë.

36′ Skuadra vendase vijon të krijojë shanse, por pa gjetur dot golin e sigurisë. Kësaj here është Latifi ai që kërkon trekëndëshin, por nuk e gjen për punë centimetrash.

30′ Në vazhdë të sulmeve të njëpasnjëshme, Salihi ka një tjetër mundësi, por gabon sërish para portës së Endri Prençit.

20′ Pas avantazhit, ekipi i Ilir Dajës vazhdon sulmet në kërkim të golit të qetësisë.

10′ GOL! Skënderbeu gjen shpejt golin. Bajram Jashanica me kokë shënon pas një krosimi të Gavazajt nga e majta, duke përfituar edhe nga dalja e gabuar e portierit Prençi. Ky është goli i tretë sezonal për mbrojtësin kosovar, i dyti në portën e dibranëve.

8′ Rasti i pastër nuk vonon në portën e Korabit. Bakari Nimaga gjen hapësirë dhe kroson nga e majta, por Hamdi Salihi Salihi me kokë gjuan jashtë.

7′ Skënderbeu merr menjëherë kontrollin e lojës, i vendosur për të gjetur shpejt golin për të mos ndërlikuar ecurinë e lojës.

1′ Topin e parë e luajnë të zotët e shtëpisë, nis ndeshja në Korçë.

Nis loja

Skënderbeu 3 – 0 Korabi (Jashanica 10′, Salihi 62′, Nimaga 64′)

Skënderbeu (4-3-3): Shehi; Vangjeli, Radas, Jashanica, Gavazaj; Predesku, Xhejms (Gripshi 65′), Nimaga; Muzaka (Malaj 75′), Latifi (Plaku 70′), Salihi.
Trajner: Ilir Daja

Korabi (4-4-2): En. Prençi; Shabani, Kaja, El. Prençi, Arifaj; Cangu (Marinaj 55′), Zefi, Gavazaj, Mziu; Hoxhaj (Murrja 60′), Peposhi (Ivani 76′).
Trajner: Ermal Nexhipi

Gjyqtar: Olsid Ferataj

KV: Radas / Mziu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"