VIDEO/ Në kohën dhe vendin e duhur në fushë, “Pirati” Vedat Muriqi i shënon dhe Atletikos së Simeones

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2022 | 21:56

VIDEO/ Në kohën dhe vendin e duhur në fushë, “Pirati” Vedat Muriqi i shënon dhe Atletikos së Simeones

Vedat Muriqi nuk ndalon së shënuari në Spanjë me Majorkën dhe viktima e radhës së sulmuesit të Kosovës është Atletiko e Madridit.

bandicam 2022-11-09 21-48-24-572

Në minutën e 16’, pas një aksioni nga lojtarët e Majorkës, Muriqi u shfaq në vendin e duhur, në kohën e duhur, për të shtyrë topin në rrjetë dhe për të kaluar skuadrën e tij në avantazh.

Ky ishte goli i 8 i sulmuesit të Kosovës për Majorkën këtë sezon, në 12 ndeshje të luajtura.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"