VIDEO/ Në kërkim të titullit kampion, shqiptarët e Kosovës bëjnë “ligjin” në elitën e futbollit rumun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 22:13

VIDEO/ Në kërkim të titullit kampion, shqiptarët e Kosovës bëjnë “ligjin” në elitën e futbollit rumun

Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani ishin vendimtarë në fitoren 2-0 të Rapid Bukureshtit ndaj Hermanstadtit, në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të elitës së futbollit rumun.  

rrahmani krasniqi

Vlen të theksohet fakti se Krasniqi shënoi për 1-0 në minutën e 54-t. Gjithashtu ai asistoi për Rrahmanin, që realizoi për 2-0 në minutën e 66-të. 25-vjeçari gjithashtu u shpall lojtar i ndeshjes. 

Rrahmani e Krasniqi startuan titullarët te Rapidi, ndërsa Florent Hasani u aktivizua në minutën e 75-të të sfidës. 

Rapidi po vazhdon garën për titullin kampionat, teksa është pozicionuar i dyti në tabelë me 48 pikë. Udhëheq FCSB me 54 pikë dhe një ndeshje më pak të luajtur. 

Për Krasniqin ishte goli i dytë me Rapidin, ndërsa Rrahmani ka nëntë gola në 11 paraqitje. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"