VIDEO/ “Ndalo, ndalo… më dhemb”, Baloteli futet në Big Brother Vip dhe ofendon ish të dashurën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 25, 2020 | 16:20


VIDEO/ “Ndalo, ndalo… më dhemb”, Baloteli futet në Big Brother Vip dhe ofendon ish të dashurën

Mario Baloteli ka qenë i ftuar special në Grande Fratello Vip (version italian i Big Brother), mbrëmjen e djeshme, teksa i ka bërë një surprizë, vëllait të tij bilogjik Enok, i cili është konkurent në këtë emision.

Balo-600x360 (2)

E pranishme në shtëpi ka qenë edhe ish e dashura e Marios, Dajane Melo, të cilën sulmuesi italian, i cili aktualisht është pa skuadër, e ka ofenduar me deklaratën e tij live në emision.

Teksa gazetari Alfosno Sinjori, ndërhyri duke pyetur Dajanën nëse do e donte Balotelin në shtëpinë e Grande Fratello Vip, bukuroshja seksi u përgjigj pozitivisht.

Pas përgjigjes pozitive nga ana e saj, Alfonso u kthey nga Balotelli dhe  i tha: “Mario, e dëgjove? Dajan tha se të do në shtëpinë e Big Brother, të do aty”.

Ndërkohë që Baloteli menjëherë u përgjigj: “Eh, ajo më do, por më pas do të thotë ‘ndalo, ndalo… më dhemb”. Deklarata e sulmuesit ka shkaktuar polemika në Itali dhe është një nga temat më të nxehta të momentit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com