VIDEO/ Myrto Uzuni nuk di të ndalet, shqiptarit i mjaftojnë vetëm 7 minuta për të gjetur golin me ekipin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2020 | 18:47

VIDEO/ Myrto Uzuni nuk di të ndalet, shqiptarit i mjaftojnë vetëm 7 minuta për të gjetur golin me ekipin e tij

Myrto Uzuni duket në një formë të shkëlqyer, teksa në ndeshjen e sotme ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës me ekipin e tij.vara-c5-bedin-20lokomotiva-2007_5e5013b8ead39_680x400c

Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist në minutën e 7’ për Lokomotivën e Zagrebit, teksa i ka dhënë avantazhin ekipit të tij, ku ia doli ta dërgojë topin në rrjetë pasi kishte ngelur në zonë pas një goditje këndi.

Ekipi i shqiptari është duke fituar me rezultatin 2-0 ndaj Varazdin në transfertë, teksa rrugën e golave e ka hapur beratasi.

uzu

24-vjeçari është duke kaluar një formë shumë të mirë, pasi vetëm pak ditë më parë shënoi dopietë për ekipin e tij ndaj Istra 1961.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"