VIDEO / Mrekullitë e Simonit nuk mjaftojnë, një autogol sjell humbjen e Shpresave kuqezi ndaj Republikës Çeke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2022 | 22:20

VIDEO / Mrekullitë e Simonit nuk mjaftojnë, një autogol sjell humbjen e Shpresave kuqezi ndaj Republikës Çeke

Përfaqësuesja Shpresa është mundur sot në ndeshjen përballë Republikës Çeke me shifrat 0-1, në një duel të vendosur nga autogoli i mbrojtësit Kalaj në pjesën e parë.

bandicam 2022-03-25 19-00-38-641

 Skuadra e Alban Bushit kërkonte me çdo kusht fitoren, por e ka parë veten në ndjekje të kundërshtarëve pas 35 minutash kur Kalaj devijoi në portën e vet një gjuajtje pa shumë pretendime. Më pas, ishte Shqipëria që dominoi në lojë, por pa gjetur mundësinë që të shënonte golin e barazimit.

Në fund, u deshëm edhe disa pritje vendimtare të portierit Simon Simoni që të mbante në lojë deri në fund ekipin kuqezi, por pa shumë sukses pasi mundësitë e krijuara nuk u shfrytëzuan nga Toçi dhe Tuci. Kështu, humbja 1-0 praktikisht u jep fund ëndrrave të ekipit kuqezi për t’u renditur në vendin e dytë në grup dhe për të synuar play-off të Europianit.

U21| Shqipëri-Republika Çeke 0-1
35′ (ag) Kalaj

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Republikës Çeke.

90’+4’ Pas një goditje dënimi, Tuci me kokë tenton të gjejë portën, por çon sferën mbi katërkëndor.

90’+3’ Çedidla merr vendin e Shulc në radhët e Republikës Çeke.

90’+2’ Karton i verdhë për Suçek, për faull ndaj Markut.

90’+2’ Top i gjatë për Toçin i cili hyn në zonë dhe devijon lehtë topin, por jo sa për të shqetësuar portierin kundërshtar i cili kontrollon.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

86’Përsëri Simoni! Fila shfaqet i vetëm para portierit dhe gjuan i sigurt, por ndërhyrja e tij dërgon sferën jashtë.

85’ Ndëshkohet edhe Muçi me karton të verdhë.

83’ Simoni shpëton përsëri Shqipërinë pas një grushtimi ndaj gjuajtjes me kokë të Suçek.

82’ Syla merr vendin e Krajës ndërsa Toçi hyn në vend të Karricës.

80’ Një pasim i rrezikshëm i Zamburek nga e majta thuajse sjell golin e dytë, me sferën që ndalet nga mbrojtja kuqezi para se të kalonte vijën e portës.

73’ Fila merr vendin e Sejk ndërsa Suçek të Valenta në radhët e Republikës Çeke.

71’ Simoni bën mrekullinë në një gjuajtje të Sejk në goditje dënimi pasi grushton sferën.

68’ Karrica nga e djathta nis një pasim të mirë në qendër, por sfera kalon pasqyrën e portës dhe askush nuk devijon topin. Më pas Ndrecka nga krahu tjetër harkon në qendër, por portieri i miqve kontrollon.

64′ Edhe Dobra përfundon mes të ndëshkuarve për një faull taktik.

64′ Sejk ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Kalajt.

62’ Tuci hyn në fushë në vend të Carës.

61’ Kraja nis topin për Muçin i cili tenton me një diagonale nga e djathta, topi përfundon në duart e portierit mik.

60’ Top i gjatë nga thellësia drejt sulmti çek, Simoni bën një dalje shumë të gabuar jashtë zonës por për fat asnjë nga lojtarët e skuadrës mike nuk përfiton për të dërguar sferën në katërkëndorin e boshatisur.

59′ I sapofuturi në fushë merr karton të verdhë pas një faulli ndaj Markut.

58’ Danek hyn në fushë në vend të Ostrak në radhët e Republikës Çeke.

53’ Pas goditjes nga këndi, topi shkon te Ndrecka i cili gjuan nga jashtë zonës, por nuk gjen kuadratin.

52’ Portieri i Republikës Çeke i dhuron Shqipërisë një goditje këndi, teksa del nga zona dhe me gjuajtjen me kokë godet një lojtar të tijin nën trysninë e Muçit.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa ndryshime të tjera në radhët e dy ekipeve.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Republikës Çeke.

45’ Jepen 2 minuta shtesë në fund të pjesës së parë.

43’ Muçi tenton me goditje dënimi, por shënjestra e tij është shumë e gabuar.

42’ Fukala ndëshkohet me karton të verdhë për një faull pranë zonës ndaj Muçit.

37’ Kryhet zëvendësimi. Në fushë Dobra në vend të Ismajlgecit i cili nuk mund të vazhdojë më.

36’ I ndëshkuari i parë i ndeshjes me karton të verdhë është kapiteni Karrica, për një faull në mesfushë.

35’ GOOOL Republika Çeke. Në fakt është një autogol i Kalajt, i cili devijon sferën në rrjetë ndërsa mundohej ta largonte nga katërkëndori.  

34’ Ndalet loja pak çaste për t’i ardhur në ndihmë Ismajlgecit pas një problemi fizik.

27’ Aksion me shumë pasime në krahun e djathtë të Shqipërisë. Ndrecka dhe Marku kombinojnë për të krijuar një harkim në zonë, por Muçi nuk arrin të devijojë para mbrojtësve të cilët çojnë sferën në këndore.

23’ Dominim në mbajtjen e topit nga skuadra mike, por kuqezinjtë tani nuk lënë hapësira pranë zonës, duke mos krijuar rrezik para Simonit.

17’ Një mundësi e mirë për kuqezinjtë të cilët kërkojnë fillimisht penallti për një prekje topi me dorë, e më pas shohin gjuajtjen e Carës të ndalet nga portieri kundërshtar. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

15’ Marku merr mirë fundoren në krahun e djathtë dhe harkon në shtyllën e dytë, por aty Kraja nuk arrin të devijojë drejt portës.

9’ Sejk gjuan nga jashtë zonës, Simoni pret në pozicion gjuajtjen qendrore.

8’ Top në thellësi për Carën, sulmuesi nuk arrin para portierit kundërshtar.

7’ Shulc shfaqet para Simonit, i cili arrin të ndalë gjuajtjen e sulmuesit, më këtë të fundit që më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

5’ Fillim i vrullshëm i çekëve, të cilët kanë iniciativën në minutat e para duke ushtruar trysni ndaj mbajtësve të topit të kuqezinjve.

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRI U21: Simoni, Mitaj, Kalaj, Marku, Ismajlgeci, Ndrecka, Çelhaka, Kraja, Karrica, Cara, Muçi.

REPUBLIKA ÇEKE U21: Kovar, Vitik, hranaç, Fukala, Gabriel, Kaloç, Zhamburek, Valenta, Ostrak, Sejk, Shulc.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"