VIDEO/ Motivimi që i duhet sot Argjentinës, shihni si reagonte Maradona para finales me Gjermaninë: Po luajmë për jetën, t’i vrasim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 16:56

VIDEO/ Motivimi që i duhet sot Argjentinës, shihni si reagonte Maradona para finales me Gjermaninë: Po luajmë për jetën, t’i vrasim

Argjentina është përsëri në një situatë të vështirë në Kupën e Botës, siç i ka ndodhur shpesh në vitet e fundit edhe pse ka pasur një superekip me një yll si Lionel Mesi në krye. Duket qartë që “Albiceleste” ndjen mungesën e një lideri motivues, një figure siç ka qenë Diego Maradona, i cili ishte i jashtëzakonshëm në këtë rol jo vetëm me spektaklin që bënte në fushë.

sdfffff

Kjo shihet qartësisht në këtë video në prag të ndeshjes me Gjermaninë në finalen e vitit 1986. Maradona shfaqet duke bërë nxemje edhe në tunel, ndërsa u bën thirrje shokëve të skuadrës që të dalin “për të vrarë” pasi po luanin “për jetën”.

Portieri i afrohej dhe i thoshte që pas dy orësh do të ishin kampionë bote. “Jemi që tani”, dëgjohet të thotë “Pibe D’Oro”, i bindur plotësisht se ajo do të ishte dita e Argjentinës, ashtu siç ndodhi.

PANORAMASPORT.AL