VIDEO / Momenti historik! Nga ankthi në buzëqeshje, ja si u shpall Kampion Bote Florian Marku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2021 | 20:13

VIDEO / Momenti historik! Nga ankthi në buzëqeshje, ja si u shpall Kampion Bote Florian Marku

Florian Marku sot ka arritur të bëjë realitet atë që kishte premtuar që kur nisi rrugëtimin e tij në ringun profesionist. Për boksierin shqiptar, sot erdhi titulli i parë, brezi i Kampionit Ndërkombëtar të Federatës IBF për peshat velter.

Florian Marku me rip

Një sukses që erdhi me pikë në fund të 10 raundeve të luftuara dhe me një vendim gjyqtarësh që për pak sa nuk la të shtangur boksierin shqiptar i cili kishte dominuar që në start sfidën. Në momentin e leximit të pikëve, ai mbeti i ngrirë në vend kur dëgjoi se gjyqtaria i parë i kishte dhënë fitoren me diferencë rivalit të tij, Maksim Prodan.

Por qetësia u kthye pasi dy gjyqtarët e tjerë i dhanë suksesin Markut, duke e shpallur atë kampionin e ri dhe duke i dhënë Markut brezin e parë në karrierën e tij si profesionist.

Një moment që boksieri shqiptar e ka festuar, pasi është një mundësi që tani ai të fillojë të ngjitë hapat një nga një në ringun ndërkombëtar duke sfiduar kampionët që gjenden në shkallët më të larta të kësaj kategorie.


PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"