VIDEO/ Momente tensioni në Gjermani, futbollisti shqiptar godet me kokë kundërshtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2022 | 16:46

VIDEO/ Momente tensioni në Gjermani, futbollisti shqiptar godet me kokë kundërshtarin

Shqiptari i Kosovës, Betim Fazliji është ndëshkuar me karton të kuq direkt në ndeshjen mes Duseldorf – St. Pauli të vlefshme për Bundesligën 2.

sherri

Fazliji në minutën e 58’të la ekipin e tij me një lojtar më pak në fushë pasi goditi me kokë kundërshtarin e tij. Edhe pse goditja e tij nuk ishte me intesitet të lartë, gjyqtari nuk nguroi ta përjashtonte nga loja mbrojtësin shqiptar.

 

Ky episod ndodhi në momentin që Duseldorfi ishte në epërsi 1-0.  Gjithë këtë situatë të tensionuar e shkaktoi një ndërhyrje e ashpër e Fazlijit, teksa në konfrontim u përfshinë disa lojtarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"