VIDEO/ Momente drithëruese në stadium, ish-fubollisti i Çelsit që humbi jetën në Turqi nderohet mes lotësh dhe duartrokitjesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2023 | 10:39

VIDEO/ Momente drithëruese në stadium, ish-fubollisti i Çelsit që humbi jetën në Turqi nderohet mes lotësh dhe duartrokitjesh

Ndeshja mes Njukastëllit dhe Liverpulit në Premier Ligë u hap me një homazh për ish-futbollistin ganez, Kristian Atsu i cili humbi jetën në tërmetin tragjik në Turqi.

Collage Maker-19-Feb-2023-10.37-AM

Pasi u konfirmua vdekja e tij, ish-lojtari i Çelsit u nderua në stadium duke mbajtur 1 minutë heshtje në nder të tij.

Momenti i homazhit ishtë rrëqethës pasi në stadium ndodhej edhe bashkëshortja Marie-Claire Rupio, e shoqëruar nga fëmijët e tyre.

Gjithashtu edhe lojtarët e të dyjavë ekipeve duartrokitën dhe i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për Atsunë.

Rikujtojmë që 31-vjeçari ka qenë pjesë e disa ekipeve të mëdha si Çelsi, Porto, Everton, Njukastëll etj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"