VIDEO/ Moment special, sulmuesi shqiptar zbulon gjininë e bebit para… ultrasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2024 | 23:28

VIDEO/ Moment special, sulmuesi shqiptar zbulon gjininë e bebit para… ultrasve

Moment special për sulmuesin shqiptar të Kosovës, Ermal Krasniqi, i cili pritet të behet baba. 25-vjeçari i cili është pjesë e Rapidit të Bukureshtit, pas ndeshjes së sotme ndaj Otelul ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 2-1, zgjodhi një mënyrë të veçantë, për të zbuluar gjininë e bebit, që pritet të vijë në jetë. 

MixCollage-03-Feb-2024-11-25-PM-219

Krasniqi mbante në dorë një top të vogël, i mbushur me pluhurin që simbolizonte gjininë e fëmijës, teksa shkoi pranë tifozëve ultras të Rapidit, për të shpërthyer topin nga ku u përhap pluhuri blu.  

Një moment vërtet special, teksa këtë gëzim Krasniqi e ka ndarë edhe me shokët e tjerë të skuadrës. Për më tepër shikoni pamjet: 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"