VIDEO/ Miqësorja Sllovaki-Austri nis me supergol, mesfushori dhuron spektakël pas 6 sekondave lojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 19:11

VIDEO/ Miqësorja Sllovaki-Austri nis me supergol, mesfushori dhuron spektakël pas 6 sekondave lojë

Miqësorja midis Sllovakisë dhe Austrisë ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Vetëm pas 6 sekondave lojë, miqtë realizojnë me një eurogol.

fghkjhgk

Ishte mesfushori Kristof Baumgartner ai i cili u bë autori i një perle të vërtetë. Sapo gjyqtari fërshëllen fillimin e takimit, austriaku merr topin nga gjysma e fushës dhe fillon të driblojë çdo futbollist që i del përpara. Më pas bën një gjuajtje tokazi në kufijtë e zonës së rreptësisë, duke i dhënë avantazhin të tijve.

Një veprim që i ka shokuar të gjithë, sepse është e rrallë për një futbollist, që të ketë guximin të marrë topin dhe ti driblojë të gjithë, sapo të ketë filluar takimi. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"