VIDEO / Milani fiton edhe ndeshjen e dytë, kualifikim në “play off” para 70 mijë tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2017 | 23:57

VIDEO / Milani fiton edhe ndeshjen e dytë, kualifikim në “play off” para 70 mijë tifozëve

Milani ka mposhtur me rezultatin 2-0 rumunët e Kraiovës në ndeshjen e kthimit të turit të tretë kualifikues të Ligës së Europës. Në një “San Siro” të mbushur me 70 mijë spektatorë, si rrallëherë gjatë viteve të fundit, kuqezinjtë kanë menaxhuar më së miri fitoren 0-1 të marrë në ndeshjen e parë.

milan

Bonaventura kaloi të besuarit e Montelës në avantazh në minutën e 9, ndërsa Kutronte realizoi golin e dytë në minutën e 52-të. Milani u kualifikua kështu në fazën “play off” dhe nesër do të mësojë kundërshtarin e radhës, me shortin që do të hidhet në orën 13:00 në Nion të Zvicrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"