VIDEO/ Merr fund pritja e Partizanit, kryeqyteti kthehet përsëri i kuq pas triumfit në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2022 | 0:01

VIDEO/ Merr fund pritja e Partizanit, kryeqyteti kthehet përsëri i kuq pas triumfit në derbi

Partizani i ka dhënë fund pritjes dhe është kthyer përsëri të fitojë derbin e kryeqytetit. Të kuqtë kamë mundur 1-0 Tiranën falë golit të shënuar nga Skuka në minutat e parë të sfidës,

bandicam 2022-12-21 19-57-44-792

Sfida ishte e vrullshme në startin e saj, pasi të kuqtë gjetën shpejt golin dhe ia dolën të mbanin larg bardheblutë nga porta e Alban Hoxhës.  Rastet nuk munguan në vijimin e kësaj sfide e cila u ndërpre disa herë si pasojë e veprimeve të tifozëve, duke ulur paksa tempin.

Cara goditi traversën ndërsa detyroi edhe Bekajn që të bënte një pritje të shkëlqyer, ndërsa nga ana tjetër, Xhixha nuk ishte në ditën e tij më të mirë dhe nuk ia doli që të shqetësonte Hoxhën gjatë 90 minutave të sfidës. Kështu, derbi u mbyll vetëm me atë gol të minutave të parë, duke kthyer Partizanin te sukseset në derbi pas 21 muajsh pritje.

TIRANA-PARTIZANI 0-1
4′ Skuka

KOMENTI LIVE:

90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Partizanit.

90’+5’ Mensah dhe Zekolli kombinojnë para zonës së Tiranës, por gjuajtja e të dytit është e dobët dhe shkon në duart e Bekajt.

90’+4’ Berisha merr vendin e Aleksit në fushën e lojës.

90’+3’ Zekolli merr vendin e Carës në fushën e lojës.

90′ Jepen 8 minuta shtesë.

88’ Një top i rrezikshëm harkohet nga e djathta nga Deliu, sfera e devijuar nga mbrojtja e të kuqve nuk arrihet në shtyllën e dytë nga Xhixha i cili shpërdoron mundësinë për të shtyrë sferën në rrjetë.

80’ Cara driblon në zonë, sheh dy gjuajtje radhazi t’i bllokohen, pastaj është Skuka i cili gjuan e gjen përsëri bllokimin e një lojtari. Në fund është Mensah i cili çon topin jashtë nga e djathta.

79’ Gjuajtje e shkëlqyer e Carës, por po aq e bukur është edhe pritja e Bekajt.

77’ Maget merr vendin e Hotit në fushën e lojës për Partizanin. Nikqi ndërkohë merr vendin e Patrik.

74’ Harkimi në zonë gjen përsëri Xhixhën por ky i fundit nuk arrin të kthejë topin me kokë drejt portës së Hoxhës.

73’ Gjuajtje e fortë e Xhixhës nga e majta, topi devijohet nga Bitri në këndore.

70’ Harkim i Hasanit nga e djathta, topi shkon në shtyllën e dytë ku Hadroj largon në këndore, për të shmangur një gjuajtje të Xhixhës pas shpinës së tij.

67’ I sapofuturi në lojë ndëshkohet me karton të verdhë pas pak sekondash për një faull ndaj Lulajt.

66’ Rrapaj i lë vendin në fushë Mensah në radhët e të kuqve.

59’ Një pasim nga e djathta kthehet në asist për Ismajlgecin në qendër, por Hadroj devijon në momentin e duhur duke larguar topin nga zona e rrezikut.

59’ Xhixha nga e majta gjen hapësirën për të nisur një pasim te Patrik i cili gjuan me një kthesë të shpejtë, por topi kalon mbi traversë.

55’ Cara godet traversën. Sulmuesi shmang Najdovskin dhe lëshon një gjuajtje të fortë me traversën e cila shpëton Bekajn.

53’ Atanaskoski nga e majta merr fundoren dhe harkon në kufijtë e zonës për Muratajn i cili mundohet të gjuajë fluturimthi, por fluturon topin shumë lart.

11’ Një harkim i Ismajlgecit nga e majta kthehet në një gjuajtje të rrezikshme drejt portës së Hoxhës, duke detyruar këtë të fundit që të kalojë topin mbi traversë.

49’ Patrik godet menjëherë nga e majta, por topi shkon në duart e Hoxhës.

48’ Rifillon ndeshja pas 13 minutash ndërprerje.

Ora 21:24 – Vendoset të rifillojë ndeshja me Hamitin i cili shkon në qendër dhe i bën shenjë futbollistëve që me pastrimin e pamjes do të mund të luhet përsëri.

Ora 21:20 –Ndeshja vazhdon të jetë e pezulluar, edhe pse lojtarët po kryejnë nxemje mbi terrenin e lojës, pasi një re e madhe tymi është mbi stadium për shkak të fishekzjarrëve të shumtë.

Ora 21:13 – Gjyqtari ka kthyer lojtarët në fushën e lojës dhe i fton të komunikojnë me tifozët e tyre, pasi ndeshja nuk mund të vazhdojë në këto kushte.

47’ Ndërpritet ndeshja për disa çaste pasi hidhen fishekzjarrë nga të dy krahët.

46’ Pjesa e dytë e ndeshjes nisme zëvendësim te Partizani, pasi Atanaskoski merr vendin e Buxhelajt.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Partizanit.

45’+1’ Një top në zonë shkon drejt Najdovskit dhe ai rrëzohet, por gjyqtari bën shenjë që nuk ka asgjë për të sinjalizuar një penallti.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Patrik nga e majta pason në qendër, por nuk gjen askënd. Sfera shkon në anën tjetër ku topi kthehet te Hasani, por gjuajtja e këtij të fundit është e lehtë dhe nuk shqetëson shumë Hoxhën.

42’ Kallaku lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, por sfera kalon përsëri mbi portë.

41’ Sota ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndalimi në mënyrë të parregullt të Patrik.

40’ Goditje këndi për Partizanin, Bitri me kokë tenton portën por nuk gjen katërkëndorin.

36’ Disa herë ka topa në thellësi për Skukën i cili tenton nga çdo pozicion të gjuajë në portë.

31’ Goditje dënimi e Kallakut nga e majta, topi kalon mbi traversën e portës së Hoxhës.

28’ Gjuajtje e Skukës me të majtën pas një rrotullimi jashtë zonës, Bekaj pret pa probleme.

25’ Vazhdon qarkullimi i topit i Partizanit, që përpiqet të gjejë gjithmonë Skukën për finalizimin e aksioneve.

21’ Skuka shfaqet përsëri në krahun e majtë, por Lulaj është i pakalueshëm dhe bllokon sulmuesin i cili po futej në zonë.

21’ Xhixha gjuan me forcë, topi devijohet dhe shkon në duart e Hoxhës.

20’ Tirana tenton të hyjë në zonë me harkime radhazi nga krahu i majtë, por Bitri largon dy herë nga zona.

18’ Kundërsulm i shpejtë i Partizanit, me Carën i cili është i vetëm në të majtë, por topi i tij drejt Skukës që ishte i vetëm para Bekajt ndalet nga Lulaj.

15’ Deliu kthehet në mbrojtës të krahut të djathtë, me Lulajn i cili zhvendoset në qendër të mbrojtjes dhe Aleksin që kalon në mesfushë.

13’ Aksion spektakolar i Xhixhës nga e majta ku kalon me shpejtësi dy kundërshtarë, pas një kontakti me Muratajn ai rrëzohet dhe fiton një goditje dënimi në një pozicion të favorshëm.

9’ Hoti fiton topin para zonës dhe pason për Rrapajn i cili lëshon një predhë drejt portës, por gjen përgjigjen e Bekajt.

4’ GOOOL PARTIZANI! Shënon Skuak golin e avantazhit për të kuqtë. Harkim i Buxhelajt nga e majta, Aleksi nuk largon siç duhet topin dhe Skuka godet me forcë në shtyllën e dytë duke çuar topin në rrjetë.

1’ Rrapaj shfaqet menjëherë para zonës së Tiranës, gjuajtja e tij devijohet në këndore.

1’ Shkelmohet topi i parë nga Tirana.

Ora 20:08 – Merret vendimi dhe nis dueli.

Ora 20:05 – Vendim i pazakontë i gjyqtarit Hamiti, i cili ndërron krahun e portave të të dy skuadrave, duke kaluar portierin e Partizanit në krahun ku gjenden tifozët e kuq.

Ora 20:01 – Gjyqtari Eldorjan Hamiti ka tërhequr skuadrat duke u bërë të qartë se pa pastruar zonën në portën para tifozëve të Partizanit, nuk mund të rifillonte sfida.

Ora 20:00 – Vonon nisja e derbit për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve.

FORMACIONET ZYRTARE:

Tirana: Bekaj, Lulaj, Najdovski, Aleksi, Ismailgeci, Deliu, Limaj, Kallaku, Hasani, Patrik, Xhixha.
Trajner: Orges Shehi

Partizani: Hoxha, Buxhelaj, Bitri, Sota, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Murataj, Hoti, Cara, Skuka.
Trajner: Xhovani Kolela

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"