VIDEO / Shqipëria thyhet për 8 minuta, Spanja na mund në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2016 | 22:37

VIDEO / Shqipëria thyhet për 8 minuta, Spanja na mund në Shkodër

Shqipëria pëson humbje nga Spanja në ndeshjen e tretë të kuflifikueve për Botërorin “Rusi 2018”. Kuqezinjtë u thyen 2-0 në takimin e luajtur në “Loro Boriçin” e mbushur plot, përkundër reshjeve të shiut.

xhaka agolli vitolo

Skuadra e De Biazit u rezistoi sulmeve të panumërta të miqve në pjesën e parë, deri në minutën e dhjetë pas pushimit. Një gabim i Berishës në largimin e topit i dha mundësi David Silvës të pasonte te Diego Kosta, i cili nuk e pati të vështirë ta shtynte topin në portën e zbrazët. Në të 63-n, Nolito, i futur në lojë vetëm tri minuta më parë, bëri gjithçka mirë në zonën tonë dhe, pasi shmangu Hysajn, mposhti Berishën me një të djathtë diagonale.

Statistikat

Me këtë disfatë përfaqësuesja jonë e humbet vendin e parë dhe zbret në të tretin, pas Spanjës dhe Italisë, me pikë të barabarta me Izraelin.

Minutë pas minute

90+3′ Përfundon në “Loro Boriçi’, Kombëtarja mundet 2-0 nga Spanja.

Perfundon ndeshja

88′ David Silva provon me një goditje dënimi pranë zonës, por pa saktësi. Gjuajtja e sulmuesit të Mançester Sitit përfundon mbi traun e portës.

81′ Odise Roshi shfaqet në zonën kundërshtare dhe përpiqet të depërtojë, por mbyllet shpejt nga mbrojtja spanjolle.

80′ Serxho Ramos detyrohet të lërë lojën i dëmtuar dhe vendin e tij e merr Inigo Martinez. Ndërrimi i tretë edhe te Spanja.

77′ Lopetegui bën lëvizjen e dytë duke futur Iskon në vend të Injestës. “Loro Boriçi” e duartroket mesfushorin e Barcelonës.

Injesta duartrokitet

75′ Shqipëria e mbyll me ndërrimet. Largohet mes duartrokitjesh Taulant Xhaka dhe vendin e tij e merr Jahmir Hyka.

70′ Mërgim Mavraj ndal me faull Diego Kostën dhe ndëshkohet me të verdhë.

68′ De Biazi bën lëvizjen e dytë, duke hedhur në fushë Migjen Bashën në vend të Ledian Memushajt.

spanja goli festa3

63′ GOL! Spanja dyfishon me Noliton. Sulmuesi i sapofutur bën gjithçka mirë në zonë dhe, pasi shmang Hysajn mposht Berishën me një diagonale.


60′ Spanja kryen zëvendësimin e parë. Nolito i lë vendin Vitolos.

spanja goli festa1

55′ GOL! Një gabim i Berishës në largimin e topit i jep mundësi David Silvës të pasojë te Diego Kosta, i cili nuk e ka të vështirë ta shtyjë topin në portën e zbrazët. Spanja në avantazh.


51′ David Silva lëshon një të majtë rrafsh me tokën nga hyrja e zonës, e cila përfundon jashtë. Asnjë shqetësim për Etrit Berishën.

46′ Gjysma e dytë nis me një zëvendësim për tanët. Lenjani nuk ia del pas dëmtimit dhe ulet në stol, duke i lënë vend Naser Alijit i cili te Kaiserslauterni është aktivizuar si mesfushor. Të njëjtin rol 22-vjeçari nga Kumanova do ta ketë edhe sonte.

Pjesa e parë

45+1′ Përfundon pa gola pjesa e parë. Shqipëria i reziston Francës, 0-0.

Demtohet Lenjani

45+1′ Lenjani pëson një çarje në pjesën pas veshit dhe shtrihet në fushë. Agolli proteston për faull dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

36′-45′ Spanja nuk i ndal sulmet, por kuqezinjtë mbyllin hapësirat. Disa goditje dënimi në kufijtë e zonës shtojnë presionin e miqve, të cilët gjithsesi nuk çajnë dot.

35′ Odise Roshi merr një top nga krahu i majtë në kufijtë e zonës dhe gjuan fluturimthi, por e djathta e Fierakut përfundon ngjitur me shtyllën.

Roshi vs Injesta

31′ Diego Kosta futet në qendër të zonës dhe përpiqet të rrezikojë Berishën. Gjithsesi, gjiganti spanjoll kapet në pozicion jashtë loje.

25′ Elseid Hysaj me zgjuarsi merr një faull në mesfushë, pasi Tiago Alkantara e pengon nga prapa. Karton i verdhë për mesfushorin e Spanjës.

Pike-Agolli dueli

18′ Spanja shton presionin dhe krijon një tjetër rast të mirë. Vitolo gjen hapësirë dhe lëshon një të djathtë nga hyrja e zonës, por sërish Berisha i thotë “jo”.

11′ Tjetër rastt për spanjollët. David Silva shfaqet para portës dhe gjuan, por Berisha bën mrekullinë duke e pritur goditjen e sulmuesit spanjoll.


10′ Zbritje e shpejtë e Shqipërisë nga e majta. Lenjani hedh një top në zonë, por as Balaj e as Roshi nuk e shfrytëzojnë dot për të kërcënuar katërkëndëshin e De Geas.


7′ Kërcënimi i parë në portën e Berishës. Pike shfaqet në zonë dhe gjuan, por gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën. Megjithatë, aksioni ishte i parregullt pasi mbrojtësi i Barcelonës e kishte marrë topin me dorë.


2′-5′ Lojë e qetë në minutat e para. Miqtë marrin kontrollin, me kuqezinjtë që qëndrojnë në pritje.

1′ Fillon loja me topin e parë që e luajnë spanjollët nga mesi i fushës.

Fanellat e Kombetares para Spanjes

Formacionet

Shqipëri 0 – 2 Spanjë (55′ Kosta, 63′ Nolito)

Shqipëria (4-5-1): Berisha; Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Agolli; Xhaka (Hyka 75′), Lila, Memushaj (Basha 68′), Roshi, Lenjani (Aliji 46′); Balaj
Trajner: Xhani De Biazi

Spanja (3-4-3): De Gea; Ramos (Inigo Martinez 80′), Pike, Monreal; Koke, Buskets, Alkantara, Injesta (Isko 77′); Vitolo (Nolito 60′), Kosta, Silva
Trajner: Julen Lopetegui

Gjyqtar: Bas Nijhuis (Holandë)

KV: Agolli, Mavraj / Alkantara

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"