VIDEO/ Martinit nuk i del e keqja, tjetër mesazh Partizanit. I kujton golin e 2001-shit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2018 | 18:38

VIDEO/ Martinit nuk i del e keqja, tjetër mesazh Partizanit. I kujton golin e 2001-shit

Edi Martini është një prej ish-lojtarëve dhe ish-trajnerëve të Vllaznisë që e ka përjetuar shumë keq rënien e skuadrës në Kategorinë e Parë. Shkodrani ishte ndër të parët që reagoi menjëherë pas ndeshjeve të fundit të kampionatit që vulosën rënien e kuqebluve nga elita. Martini e kishte të gjithë inatin me Partizanin që nuk u impenjua fare në sfidën ndaj Kamzës, gjë që solli edhe rënien e Vllaznisë.

“Partizan, bota është e rrumbullakët”, shkruante Martini në profilin e tij në “Facebook” pas takimeve të fundit. Edhe në reagimet e tij në media, ish-sulmuesi shkodran u shpreh hapur kundër asaj që kishte bërë Partizani duke toleruar në sfidën me kamzalinjtë.

Martini

POSTIMI

Martini bëri dje postimin e radhës në faqen e tij në “Facebook”, ku sërish në shënjestër ishte Partizani. Ai postoi një video ku shfaqet Martini, i cili i shënon skuadrës së kuqe në ndeshjen e luajtur më 17 nëntor 2001 që përfundoi në barazim 1-1. Ish-sulmuesi realizoi golin e barazimit në atë takim. Duket se Martini nuk e ka kapërdirë ende tolerimin e të kuqve.

martini

Kujtojmë që ish-sulmuesi është një prej kandidatëve kryesorë për të marrë drejtimin e skuadrës në kampionatin e sezonit të ardhshëm në Kategorinë e Parë. Kandidati tjetër është Ervis Kraja, i cili e drejtoi ekipin në dy ndeshjet e fundit të kampionatit të kaluar. Drejtuesit e klubit ende nuk kanë vendosur për emrin e trajnerit të ri që do të drejtojë skuadrën në kampionatin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"