VIDEO/ Mançester Siti “përtyp” si “çamçakëz” Arsenalin, De Brujn dhe Stërling të papërmbajtshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 19:32

VIDEO/ Mançester Siti “përtyp” si “çamçakëz” Arsenalin, De Brujn dhe Stërling të papërmbajtshëm

Mançester Siti nuk ka vuajtur për asnjë moment për të mposhtur Arsenalin në javën e 17-ë të kampionatit anglez. “Qytetarët” u nderuan nga dyshja Kevin De Brujn-Rahim Stërling, të cilët realizuan fitoren spektakolare 0-3 të kampionëve në fuqi të Anglisë.

1

Takimi nisi në mënyrë të rrufeshme për skuadrën e Pep Guardiolës që në minutën e dytë, kur Stërling bën një inkursion të jashtëzakonshëm në zonën e “Topçinjve” për të asistuar futbollistin belg De Brujn. Me një goditje potente, De Brujn nuk i lë asnjë shans të reagojë portierit të Arsenalit.

Vrulli i Sitit nuk u ndal teksa në minutën e 15-ë De Brujn dhe Stërling këmbyen rolet midis tyre. Këtë herë, 28-vjeçari bëri “kamarierin” duke i servirur golin e dytë yllit anglez.

2
Më pas ndeshja u administrua në mënyrën e duhur nga Mançester Siti deri në minutën e 40-ë kur De Brujn shënoi vetë nga jashtë zone golin e tretë.

Pas humbjes në derbin e Mançesterit me rivalët e Mançester Junajtid 1-2, skuadra e Guardiolës kthehet te fitorja dhe pret nesër shortin e Ligës së Kampioneve.

Ndërkohë, Arsenal nuk vazhdon serinë e rezultateve pozitive duke konfirmuar edhe njëherë krizën e madhe që po kalon këtë edicion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"