VIDEO/ Mançester Siti nuk e diskuton Liverpulin, fitore me përmbysje e skuadrës së Guardiolës në ndjekje të kreut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 15:26

VIDEO/ Mançester Siti nuk e diskuton Liverpulin, fitore me përmbysje e skuadrës së Guardiolës në ndjekje të kreut

Mançester Siti ka mposhtur në “Etihad” Liverpulin në supersfidën e javës së 29-të të Premier Ligës.

siti liverpul

Sfida u zhbllokua fillimisht nga të kuqtë të cilët kaluan në avantazh në minutën e 17’ nga Salah. Por në të 24’ Alvarez riktheu baraspeshën duke mbyllur në barazim pjesën e parë.

Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi për “Qytetarët” të cilët u transformuan krejtësisht. Në minutën e 46’ De Bryjne përmbysi shifrat dhe në të 54’ Gyndogan shënoi edhe të tretin. Dueli u vulos me golin e 4-ët të Grilishit në minutën e 74’.

MAN. SITI 4-1 LIVERPUL

Alvarez 27′, De Bryjne 46′, Gyndogan 54′, Grilish 74′ / Salah 17′

GOLI I GRILISH

-GOLI I GYNDOGAN

-GOLI I DE BRYJNES

-GOLI I ALVAREZ

-GOLI I SALAH

-RASTI I MAHREZ

-RASTI I RODRIT

FORMACIONET ZYRTARE:

MAN. SITI: Ederson, Stons, Akanxhi, Ruben Diaz, Ake, Rodri, Gyndogan, De Bryjne, Mahrez, Grilish, Alvarez.

Trajner: Pep Guardiola

LIVERPUL: Alison, Aleksandër-Arnold, Konate, Van Dajk, Robertson, Fabinjo, Henderson, Eliot, Zhota, Salah, Gakpo.

Trajner: Jyrgen Klop

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"