VIDEO / Mançester Siti kryen detyrën, poker golash dhe ndjek Çelsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 21:10

VIDEO / Mançester Siti kryen detyrën, poker golash dhe ndjek Çelsin

Mançester Siti ka fituar në transfertë ndaj skuadrës së Brajton me rezultatin 1-4. Skuadra e Pep Guardiolës e mbylli ndeshjen që në pjesën e parë, ku shënoi 3 herë.

man siti

Ishte mesfushori Gyndogan që ngriti siparin në minutën e 13 ku shënoi një gol shumë të bukur. Më pas ishte Fil Foden, i cili shënoi dy herë, përkatësisht në minutën 28 dhe 31.

Brajton u përpoq të reagonte, por përballë “Qytetarëve”, ishte e pamundur. Golin e vetëm për të zotët e shtëpisë e shënoi në të 80-tën Alister me penallti, pas një ndërhyrjeje të gabuar nga ana e portierit Ederson. Golin e 4-t për Sitin e shënoi në minutën e 95-të Mahrez.


Me këtë fitore Siti shkon 20 pikë, në ndjekje të Çelsit kryesuese që fitoi ndeshjen e saj ndaj Noruiç 7-0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"