VIDEO/ Mançester Junajtid mbaron punë që në pjesën e parë, Lestër Siti shtang Totenhemin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2017 | 22:45

VIDEO/ Mançester Junajtid mbaron punë që në pjesën e parë, Lestër Siti shtang Totenhemin

U luajtën ditën e sotme, katër sfidat e para të javës së 14-të në Premier Ligën angleze. Mançestër Junajtid fitoi 2-4 përballë Uatfordit në transfertë. Djajtë e kuq shënuan tri herë që në pjesën e parë, për të mbyllur llogaritë, edhe pse vendasit u përpoqën të reagonin në fund.

mancesteri

Dopieta e Eshli Jang dhe golat e Martial dhe Lingard, bënë të pavlefshëm dy golat në fundin e sfidës për Uatfordin, të shënuar nga Dinei dhe Dukure. Lestër Siti nga ana tjetër, shtangu Totenhemin, e cila ndeshjet e fundit ka kaluar një periudhë shumë të mirë. Vardi dhe Mahrez shënuan që në pjesën e parë, dhe londinezët u dukën të pafuqishëm, të paktën për të marrë një pikë, teksa vetëm goli i Kejn nuk ishte i mjaftueshëm.

Në sfidat e tjera, Brajton dhe Kristal Palas ndanë nga një pikë për një barazim pa gola, ndërsa Uest Bromuich dhe Njukasëll përfundoi në shifrat 2-2.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"