VIDEO/ Manaj gjen golin edhe me Barcelonë B, por katalanasit përmbysen në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 22:59

VIDEO/ Manaj gjen golin edhe me Barcelonë B, por katalanasit përmbysen në transfertë

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, gjeti rrugën e rrjetës ditën e djeshme me Barcelonën B, në sfidën ndaj Olot, ku katalanasit u mposhtën me rezultatin 2-1 në transfertë.

manaj-2

Lushnjari kaloi në avantazh skuadrën e tij në minutën e 12-të, teksa u tregua saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shndërruar në gol një 11-metërsh.

Por fatkeqësisht, Barcelona B vazhdon të vuajë mungesën e eksperiencës teksa kjo gjë u pa qartë në përmbysjen 2-1 që skuadra e Olot arriti të bënte sfidës. Një start negativ ky për katalanasit, të cilët e shohin veten në vendit e parafundit në renditje, shumë larg pretendimeve që klubi ka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"