VIDEO/ “Lumë” shkarkimesh në Premier Ligë, Klop: Unë jam i mbijetuari i fundit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2023 | 18:06

VIDEO/ “Lumë” shkarkimesh në Premier Ligë, Klop: Unë jam i mbijetuari i fundit…

Java e kaluar ishte një javë shkarkimesh në Premier Ligë, duke filluar me Antonio Konte dhe të dielën, pas largimeve të Brendan Roxhers dhe Graham Poter, shënoi një rekord të ri shkarkimesh trajnerësh në historinë e ligës, me 12 deri tani në 1 sezon.

klop

Të martën, Çelsi do të përballet me Liverpulin në “Stamford Bridge”, me ish-asistentin e Poter, Bruno Saltor në pankinë. Dhe siç pritej, Jyrgen Klop është pyetur në konferencën për mediat për fenomenin e shkarkimeve të fundit.

“Çfarë mund të them, mendoj se… ‘elefanti në dhomë’ është arsyeja pse unë jam ende këtu në këtë botë të çmendur! Unë jam i mbijetuari i fundit…

E di që qëndrimi im në klub ka të bëjë me sukseset e kaluara, jo për atë që kemi arritur këtë sezon. Nëse ky sezon do të kishte qenë i pari im në klub, gjërat mund të ishin ndryshe. Unë jam këtu për të dhënë rezultate. Nuk jam këtu as për të frymëzuar, as për t’u pikturuar në murale. E di që jam këtu sepse kemi arritur atë që kemi arritur në vitet e mëparshme dhe nuk më pëlqen të mbështetem në këtë,”, tha Klop.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"