VIDEO/ Lot, festë dhe spektakël. Golden Stejt Uorriors rikthehet te titulli kampion në NBA pas 4 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2022 | 9:09

VIDEO/ Lot, festë dhe spektakël. Golden Stejt Uorriors rikthehet te titulli kampion në NBA pas 4 vitesh

Golden Stejt Uorriors është sërish në majën e basketbollit amerikan, pas triumfit në “TD Garden” përballë Boston Sëlltiks, në një përballje që dhuroi spektakël.

golden stejt uorriors

Skuadra nga San Françisko fitoi me shifrat 103-90, duke e çuar serinë e finaleve në 4-2, duke mbyllur kështu një sezon fantastik në NBA, duke u rikthyer te ky trofe pas plot 4 vitesh.

Stefan Kërri ishte ai që rrëmbeu vëmendjen e mbrëmjes, i cili shënoi 34 pikë, po aq sa rivali i tij Xhajlen Braun, por ndryshe nga ky i fundit, Kërri i shtoi dhe një unazë tjetër koleksionit të tij, duke e çuar numrin e tyre në 4. Gjithashtu ai shënoi dhe një tjetër rekord, duke u bërë lojtari i 11-të që shpallet në një sezon si MVP i sezonit, finaleve dhe sfidës All-Stars.

Ky është titulli numër 7 për Uorriors, ndërsa Sëlltiks duket se duhet ende që të presin për ta fituar, me të fundit që daton në sezonin 2007/08.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"