VIDEO/ Lojtari më me fat në botë! E kërkoi Kukësi në merkato, sulmuesi i shpëton për mrekulli… sulmit me fishekzjarr  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2023 | 22:45

VIDEO/ Lojtari më me fat në botë! E kërkoi Kukësi në merkato, sulmuesi i shpëton për mrekulli… sulmit me fishekzjarr  

Tomislav Kish, mund të konsiderohet pa frikë, sulmuesi më me fat në botë. Kroati, i cili në vitin 2017-të, ishte pranë transferimit tek skuadra e Kukësit, aktualisht është pjesë e Zrinjskit në elitën e futbollit boshnjak.  

Screenshot-2023-11-14-120413

Ndërkohë një ngjarje e frikshme ka ndodhur së fundmi në duelin mes Velezit dhe Zrinjskit.  Rezultati i kësaj ndeshjeje mbeti në plan të dytë pas një pamjeje të frikshme që u pa në fushën e blertë. 

Kish ishte njeriu më me fat në botë kur mbi kokën e tij, me një shpejtësi rrufeje, përfundoi një fishekzjarr “si një raketë”. Për fatin e mirë të lojtarit, ky mjet i rrezikshëm nuk përfundoi në kokën apo në trupin e tij dhe kështu u shmang një tragjedi që ka mundur të ndodhte.   

Tifozët në tribuna ishin mjaft problematikë duke shkaktuar incidente dhe duke bërë që loja të ndërpritej disa herë pasi ata patën konflikt dhe konfrontim edhe me sigurimin e stadiumit dhe me policinë boshnjake. Loja zgjati rreth 140 minuta, duke përfshirë ndërprerjet që ndodhën. Për më tepër shikoni pamjet:  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"