VIDEO/ Lloci bën heroin për Teutën, Tirana e mbyll me 10 lojtarë dhe ndalet në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 23:58

VIDEO/ Lloci bën heroin për Teutën, Tirana e mbyll me 10 lojtarë dhe ndalet në Durrës

Dy gola të shënuar nga Matias Lloci brenda pak minutash në fundin e ndeshjes i kanë siguruar Teutës një barazim të vlefshëm për moralin përballë Tiranës në ndeshjen e javës së 20 të Superiores.

teuta tirana

Durrsakët, të cilët gjenden në vendin e fundit në klasifikim, kërkonin medoemos pikë dhe luajtën në sulm përballe bardhebluve, por u ndëshkuan nga goli i Lushkjes në pjesën e parë dhe pastaj ai i Abazajt në fillimin e të dytës.

Por skuadra vendase nuk hoqi dorë nga sulmet dhe pas shumë tentativash, shënoi me zëvendësuesin Matias Lloci duke hapur fillimisht sfidën e më pas barazuar rezultatin me dy gola të shpejtë.

Ekipi i Martinit kërkoi edhe golin e fitores, përballë bardhebluve të cilët e mbyllën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Dokës. Megjithatë, shifrat nuk ndryshuan më deri në fund dhe kështu, skuadrat ndanë pikët me një rezultat që i bën më shumë punë për moralin ekipit durrsak.

TEUTA-TIRANA 2-2
79′, 82′ Lloci / 24′ Lushkja, 50′ Abazaj

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin 2-2.

90’+1’ Një tjetër harkim në zonë këtë herë gjen Arifin, i cili devijon por çon sferën mbi traversë.

90’+1’ Demirçan merr vendin e Filit te Teuta ndërsa Cereni të Lushkjes në radhët e Tiranës.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Një pasim nga e majta gjen Llocin i cili gjuan, por këtë herë mbi traversë. (VIDEO)

84’ Karton i kuq për Dokën! Mbrojtësi i bardhebluve proteston ndaj një vendimi të Hamitajt dhe ky i fundit i tregon menjëherë kartonin e kuq. (VIDEO)

83’ Abazaj i lë vendin në fushë Micit në radhët e Tiranës.

81’ GOOOL TEUTA! Në zhvillimin e një goditje nga këndi të vendasve, topi mbetet në zonë dhe Lloci me kokë e shtyn në rrjetë duke barazuar shifrat. (VIDEO)

79’ GOOOL TEUTA! Harkim nga e majta e sulmit të durrsakëve në shtyllën e dytë, Lloci me një devijim spektakolar çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

74’ Teuta i afrohet golit me një tjetër gjuajtje të Llocit, i cili nga jashtë zonës këtë herë prek pjesën e sipërme të traversës më goditjen e tij .(VIDEO)

70’ Gjinollari dhe Arifi marrin vendin e Peposhit dhe Krujës në radhët e Teutës.

68’ Sulm i shpejtë i Teutës me topin që shkon në fund te Lloci në të djathtën, Abdullahu bën gjithçka mirë duke ndalur gjuajtjen e tij. (VIDEO)

64’ Lushkja provon me një gjuajtje nga distanca, sfera përfundon jashtë katërkëndorit.

63’ Patrik merr vendin e Jonuzit në radhët e bardhebluve.

61’ Harkim nga e djathta në zonë e Tiranës, Daci nuk gjen katërkëndorin me gjuajtjen e tij.

60’ Jonuzi ka një dëmtim në shpatull dhe lë fushën e lojës, me bardheblutë që mbeten me 10 futbollistë në pritje të zëvendësimit.

57’ Faust dhe Daja i lënë vendin në fushë Dacit dhe Llocit në radhët e Teutës.

56’ Faust merr topin para zonës dhe lëshon një gjuajtje të fortë, që kalon mbi traversë. (VIDEO).

54’ Kotobelli nga e majta harkon rrezikshëm në zonë, Abdullahu grushton duke larguar rrezikun.

50’ GOOOL TIRANA! Aksion spektakolar i Haxhiut nga e djathta, pasimi i tij gjen në shtyllën e dytë Abazajn i cili nuk gabon duke dyfishuar shifrat. (VIDEO)

47’ Fili provon menjëherë me një gjuajtje fluturimthi pas një pasimi nga e djathta, topi përfundon jashtë.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime mes dy ekipeve.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Tiranës.

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

43’ Edhe Deliu përfundon mes të ndëshkuarve me karton të verdhë.

41’ Aksion i rrufeshëm i bardhebluve në krahun e djathtë me Dokën i cili nis Haxhiun. Ky i fundit gjen Abazajn në qendër por gjuajtja e sulmuesit i vetëm në zonë është për t’u harruar pasi kalon topin mbi traversë. (VIDEO)

33’ E pabesueshme! Rimal Haxhiu merr topin në kundërsulm dhe pasi kalon dy kundërshtarë shfaqet i vetëm para portës, mposht Demën dhe nis të festojë. Por sfera kthehet nga shtylla dhe ai shpërdoron mundësinë për të shënuar golin e dytë të skuadrës së tij pasi nuk ndoqi aksionin. (VIDEO) (VIDEO)

26’ Jonuzi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Beqjas.

24’ GOOOL TIRANA! Lushkja merr topin në mesfushë dhe nga rreth 25 metra lëshon një diagonale të fortë që ndalet në rrjetën e portës durrsake. (VIDEO)

22’ Pas një goditje dënimi, Gjini me kokë thuajse befason në dalje Abdullahun i cili kontrollon në ajër në dy kohë.

20’ Faust nxjerr topin për Çyrbjen në pozicion ballor, gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtja e  Tiranës.

19’ Kotobelli ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Haxhiut.

15’ Aksion i shpejtë i durrsakëve me Filin nga e djathta, gjuajtja e tij  përfundon shumë larg katërkëndorit.

11’ Provon edhe Jonuzi nga jashtë zonës, sfera shkon në duart e portierit Dema.

9’ Shkëndija e parë e Tiranës vjen me Abazajn i cili shfaqet nga e majta dhe gjuan, por diagonalja e tij kalon pasqyrën e portës pa u devijuar nga askush. (VIDEO)

5’ Pas një goditje dënimi, Gjini pason për Peposhin, gjuajtja e të cilit përfundon jashtë. Aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)

2’ Aksion i shpejtë i durrsakëve që finalizohet me një gjuajtje të Faust, i cili bllokohet nga mbrojtësit.

1’ Nis ndeshja me shkelmimin e parë nga Tirana.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Dema, Jazxhi, Gjini, Kotobelli, Kruja, Peposhi, Beqja, Daja, Çyrbja, Fili, Faust.
Trajner: Edi Martini

TIRANA: Abdullahu, Doka, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni, Meta, Deliu, Haxhiu, Jonuzi, Lushkja, Abazaj.
Trajner: Julian Ahmataj

WhatsApp Image 2024-01-19 at 4.25.37 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"