VIDEO/ Leverkuseni bën mrekullinë e radhës, një gol në shtesë e mban të pamposhtur dhe thellon rekordin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 19:39

VIDEO/ Leverkuseni bën mrekullinë e radhës, një gol në shtesë e mban të pamposhtur dhe thellon rekordin

Bajer Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur dhe sot ka bërë mrekullinë e radhës në një ndeshje që dukej se do të mbyllej me humbjen e parë pas 44 të tillave ku nuk njihte disfatë. Skuadra e Çabi Alonsos ka barazuar nda Borusia Dortmund në transfertë, falë një goli në minutat shtesë të ndeshjes.

asdsadsdsadsadsasad

Takimi i 45-të radhazi pa humbje, që përmirëson rekordin në skuadrat e 5 ligave kryesore europiane, e luajtur në :Iduna Park”, ishte shumë e luftuar. Por Dortmundi vendas u mendua se po i shkonte pranë një fitoreje të rëndësishme kur shënoi me Fyllkryg 10 minuta para mbylljes së takimit.

Megjithatë, “aspirinat” treguan përsëri se nuk dorëzohen kurrë dhe në minutën e 6-të shtesë të ndeshjes, gjetën barazimin me Stanisiç, për ta mbyllur me të paktën një pikë ndeshjen e Bundesligës dhe për të qëndruar të pamposhtur.

GOLI I FYLLKRYG (VIDEO)

GOLI I STANISIÇ (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"