VIDEO/ Legjionarët në festë, 2 mesfushorë të Kombëtares fitojnë Kupën me klubet respektive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2019 | 18:40

VIDEO/ Legjionarët në festë, 2 mesfushorë të Kombëtares fitojnë Kupën me klubet respektive

E diel festive për 2 mesfushorët e Kombëtares, Taulant Xhaka dhe Sabjen Lilaj, të cilët arritën të fitonin Kupën me klubet e tyre respektive.

gdfgf

Bazeli i Xhakës triumfoi në finale kundër Thunit me rezultatin 2-1 falë golave të Albian Ajetit dhe Freit.

Ndërkohë që Gabala e mesfushorit korçar mposhti me rezultatin 1-0 në finale SumQayitin fale golit të Joseph –Monrose në minutën e 3-të.

dgfgfg

Ndryshe nga Taulant Xhaka që u aktivizua 90 minuta në përballjen ndaj Thunit, Lilaj nuk ishte i disponueshëm në finalen e sotme, por kjo nuk e pengoi të festonte me shokët e skuadrës pas ndeshjes.

60404634_10217355291588517_8214584798568513536_n

Pas trofeve të shumtë të fituar me Skënderbeun, 30-vjeçari nga qyteti i Maliqit ngre lartë edhe Kupën e Azerbajxhanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"