VIDEO/ Legia e Muçit u shpall kampione, tifozët “e djegin” në festën e titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2021 | 21:42

VIDEO/ Legia e Muçit u shpall kampione, tifozët “e djegin” në festën e titullit

Legia e Varshavës, skuadra ku aktivizohet sulmuesi shqiptar Ernest Muçi, u shpall zyrtarisht kampione e Polonisë teksa ditën e sotme festa e tifozëve polak ishte madhështorë për triumfin e skuadrës së tyre.

legia

Qeveria kishte akorduar një plan masash dhe kishte urdhëruar hapjen e stadiumeve në 25% kapacitetit të tyre, por tifozët e kanë surprizuar skuadrën e tyre Legian me dhe festë të madhe me banderola dhe flakadanë.

Legia luajti ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Podbeskidzie duke fituar me rezultatin minimal 1-0. Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi u aktivizua titullar dhe luajti gjatë gjithë 90 minutave, por pa mundur dot të bëhej protagonist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"