VIDEO/ Lacio mposht Leçen dhe kap vendin e tretë, Atalanta e Gjimshitit ngec në transfertë. Berisha shkëlqen me Spalin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 17:17

VIDEO/ Lacio mposht Leçen dhe kap vendin e tretë, Atalanta e Gjimshitit ngec në transfertë. Berisha shkëlqen me Spalin

Kanë përfunduar tre ndeshjet e Serisë A, të cilat u zhvilluan nga ora 15:00, në kuadër të xhiros së 12-të në këtë kampionat.lacio

Lacio ka mposhtur në shtëpi Leçen me rezultatin 4-2, falë 2 golave të Korreas në minutat 30’ dhe 80’, ndërsa dy të tjetër për të kaltrit u shënuan nga Milinkoviç-Saviç në minutën e 62’, dhe Imobile në minutën e 77’, me penallti.

Për miqtë shënuan Lapadula në minutën e 40’ dhe La Mantia në minutën e 85’, vlen të theksohet edhe një 11-metërsh i humbur nga Babakar në minutën e 67’, i cili u prit nga Strakosha. Pas kësaj ndeshje Lacio renditet në vendin e tretë me 24 pikë, ndërsa Leçe në vendin e 16-të me 10m pikë.

Ndërkohë Atalanta e Berat Gjimshitit nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Sampdorias në transfertë. Me të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja midis Udinezes dhe Spalit, me këta të fundit ku aktivizohet edhe portieri i Kombëtares, Etrit Berisha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"