VIDEO/ Kur Roberto Mançini luante kundër Shqipërisë, shihni pamjet e rralla në vitin kur Shpresat kuqezi shkruan historinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2022 | 21:37

VIDEO/ Kur Roberto Mançini luante kundër Shqipërisë, shihni pamjet e rralla në vitin kur Shpresat kuqezi shkruan historinë

Miqësorja e të mërkurës në ”Air Albania” nuk është hera e parë që Roberto Mançini sheh Shqipërinë si kundërshtare. Trajneri aktual i Italisë, i ka pasur kundërshtarë kuqezinjtë në një ndeshje zyrtare, në vitin e largët 1984 kur ishte në fillimet e tij si futbollist.

mancini

Asokohe, Mançini ishte pjesë e përfaqësueses U21 të Italisë e cila u ndesh në çerekfinalet e Kampionatit Europian të U21 me Shpresat e Shqipërisë të cilat kishin arritur rezultate mbresëlënëse në atë turne dhe regjistruan rezultatin e paarritshëm duke u renditur mes 8 më të mirave në kontinent. Një ekip i cili formohej nga emra si Demollari, Josa, Hodja, Jera, Ballgjini apo Ocelli, që më vonë do të krijonin bazën edhe në Kombëtaren A.

Por Shqipëria përballë Italisë u dorëzua në të dy ndeshjet çerekfinale, duke u mundur me shifrat 1-0. Në të dy ndeshjet, protagonist në fushën e lojës ishte edhe sulmuesi Roberto Mançini, i cili luajti titullar në të dy takimet, pa arritur të shënonte edhe pse iu shfaqën mundësi të mrar për të shënuar, siç shihet në videon në vijim që i përket ndeshjes së kthimit të luajtur më 4 prill të vitit 1984 në Breshia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"